Kryebashkiaku Erion Veliaj/ E keqja e vendit ka ardhur nga shqiptarët. Opozita pengon punët e mira, po saboton Shqipërinë

397
Sigal

 

Kryebashkiaku  Erion Veliaj akuza opozitës: Pengoni punët e mira, po sabotoni Shqipërinë

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Velaj në fjalën e tij në ceremoninë e 75-vjetorit të Çlirimit të Tiranës tha, se e keqja vendit më shumë i ka ardhur nga shqiptarët, sesa nga pushtuesit duke akuzuar opozitën për sabotim në rrugën e Shqipërisë drejt zhvillimit dhe BE-së. Veliaj kërkoi nga klasa politike që të mos i bëjmë vendit atë që nuk ia kanë bërë pushtuesit, duke bërë thirrje për patriotizëm.  “Punët e mira i pengojmë vetë, keq për Shqipërinë flasim vetë, po ashtu edhe sabotimin. Kur ne shqiptarët bëhemi bashkë nuk ka betejë që nuk e fitojmë. Kërkohet nga secili mos i bëjmë vetes atë që nuk e kanë bërë edhe pushtuesit. Të japim më të mirën për integrimin. Vetëm së bashku mund ta ndërtojmë një kryeqytet modern. Ka ardhur koha të bëjmë një bilanc dhe të projektojmë 100 vitet e tjera. Shpresoj që secili ta vërë një flamur kuqezi në dritare,“- tha kryebashkiaku Erion Veliaj.