Krimi në Tepelenë dhe Memaliaj/ Tritan Shehu: Po përgatitet kultivim i gjerë i kanabisit para zgjedhjeve

436
Sigal

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka reaguar në lidhje me ngjarjet e rënda kriminale që kanë ndodhur se fundmi në Tepelenë dhe Memaliaj.

Teksa jep arsyet e kësaj rritjeje të jashtëzakonshme të kriminalitetit, Shehu thotë se janë duke u bërë përgatitje për një kultivim të gjerë të kanabisit në këtë zonë, fiks para zgjedhjeve të qershorit.

Statusi i plotë:

Ngjarjet kriminale te perseritura ne Tepelene e Memaliaj flasin per nje kriminalitet shume shqetesues aty, qe vjen nga:

– Varferia e thelle.

-Papunesia e larte.

-Forcimi i grupeve kriminale nga kanabizimi i atyre zonave, i cili solli vetem shkaterrim ekonomik e terrorizim te fshatareve, pasurim te krimineleve dhe te atyre qe e stimuluan, lejuan apo e mbrojten ate veprimtari.

– Kriminalizimi i disa institucioneve e drejtuesve te tyre, qe u kthyen ne “menaxheret” e kanabizimit kriminal dhe qe sot vazhdojne te “drejtojne” aty apo diku tjeter, pavaresisht se vete ligji kerkon vendosjen para pergjegjesive.

– Sipas te dhenave qe kam, perseri po behen pregatitje per nje kultivim te gjere te kanabisit ne ate zone, vecanerisht kjo ne prag te zgjedhjeve administrative.

U bej thirje te gjithe fshatareve a qytetareve qe mos te bijen perseri ne gracken e krimit dhe te atyre qe duan te pasurohen apo te mbledhin vota nen kete “divize”.

Paralameroj te gjithe ata, qe po pregatisin kete “loje” te rrezikeshme se ndryshimet shpejt do te kryhen.

Pesimi duhet te behet mesim!