Kreu i Kuvendit, z. Ilir Meta, uron Imzot George Frendo për emërimin në krye të Arqipeshkvisë Metropolitane Tiranë-Durrës

439

Sigal

Shumë i nderuar Arqipeshkv i
Arkidioqezës Metropolitane Tiranë-Durrës,

Imzot George Frendo,

Kam kënaqësinë e posaçme t’Ju uroj në
Përuruimin Tuaj në këtë detyrë të lartë dhe jashtëzakonisht të rëndësishme. Kam
shpresën e palëkundur dhe bindjen e pakthyeshme se Ju do të lini gjurmë të
fortë në drejtimin e kësaj Arkidioqeze.

Shqipëria është atdheu i Nënë Terezës,
Shenjtores së të varfërve, Qytetares së madhe të të gjithë botës dhe bijës së
katolicizmit. Nëna e Shenjtë Terezë na mëson se: “mbase nuk  mund të bëjmë dot gjëra të mëdha në të përditshmen
tonë, por mund të bëjmë vepra të vogla me dashuri të madhe”. Dhe Shqipëria ka
nevojë për dashuri. Ka nevojë për besim dhe shpresë. Dhe besimi në Perëndi
është një nga ato mundësi të lumtura që i afrojnë qytetarit më shumë dashuri
dhe shpresë.

Unë lutem dhe shpresoj se Ju do ta
ngrini në një shkallë më të lartë këtë mundësi.

“Më i rëndësishëm është ndërtimi moral
sesa ekonomik i një vendi”, ka thënë Ati i Shenjtë Papa Francesku gjatë vizitës
së Tij në Tiranë. Edhe unë besoj modestisht se kjo është një nga të vërtetat
drithëruese që duhet të na ndriçojnë në punën e përditshme, për të na dhënë
vizionin e duhur dhe forcën e nevojshme për të kuptuar se për çfarë ka më shumë
nevojë shoqëria shqiptare, e cila ka qenë dhe është në thelb një shoqëri
evropiane.

Unë besoj se duke u kujdesur për besimtarët
Tuaj, duke ndriçuar mendjet e tyre dhe duke ngrohur shpirtrat e tyre, ju do të
gjeni rast të prekni, shihni dhe kontaktoni dhe me qytetarë të besimeve të
tjera.

“Harmonia fetare në Shqipëri duhet të
konsiderohet si dhuratë e Zotit, dhuratë e cila duhet ruajtur me kujdes, pasi
ajo është thelbësore për lirinë tonë. Jemi të gjithë vëllezër dhe liria e
besimit është kundër çdo lloj totalitarizmi dhe dhune”. Ky ka qenë gjithashtu
një nga mesazhet e Papa Franceskut kur vizitoi tokën tonë. Është kështu dhe kështu
do të jetë për gjithmonë.

 

Shkëlqesisë
së Tij, George Frendo

Arqipeshkv
i Arqiodioqezës Metropolitane


Tiranës dhe Durrësit

 

Besoj se dhe Ju, në ushtrimin e
misionit Tuaj të lartë do të vendosni një gur të çmuar në urën e madhe të
bashkëpunimit, bashkëjetesës dhe tolerancës ndërfetare në Shqipëri, si një
shembull që shoqëritë e sotme moderne në Evropë do të duhej ta ndjekin në
përditshmërinë e tyre, shpesh shumë të trazuar e të turbullt.

Pres me padurim t’Ju takoj për t’ju
uruar personalisht dhe t’Ju siguroj për respektin dhe mirënjohjen time të
thellë për Ju dhe misionin Tuaj në Shqipëri.

 Miqësisht, Ilir  META