Kotzias: Në Shqipëri do të ketë zgjedhje të parakohshme

484
Sigal

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, në një prononcim të tij paralajmëron zgjedhje të parakohshme në Shqipëri. Gjatë intervistës së dhënë për radion greke “Alpha”, Kotzias shprehet se zgjedhjet mund të zhvillohen më herët se ç’janë parashikuar, rreth muajit janar ose shkurt, duke theksuar se politikanët shqiptarë i kanë sytë gjithnjë e më shumë te zgjedhjet e përgjithshme.

Kryeministri Rama me ministrin e Jashtëm grek, Kotzias. Ai tregon se çfarë ka biseduar me homologun Bushati dhe Kryeministrin Rama për çështjen çame.

Shqiptarët shkojnë në universitetet greke…
Kam pasur studentë në Universitetin e Pireut që tani janë mësues në Shqipëri, dhe ndihem krenar. Ne kemi një marrëdhënie të mirë. Por në këtë marrëdhënie të mirë ka probleme historike. Dhe ne kemi një Shqipëri që kishte dy karakteristika: e para se iu afrua Turqisë me hapa shumë të shpejtë gjatë dekadës së kaluar dhe se Turqia u përpoq ta bëjë Shqipërinë një pjesë, të themi, të Perandorisë së vjetër Osmane, – dhe dyti, një nacionalizëm që rilindi me anë të dinamizmit të zgjerimit të asaj që ne e quajmë “faktori shqiptar”. Kështu, në jetë kemi dy anë. Unë mendoj se ne kemi këto zhvillime pozitive: se Shqipëria nuk është e lidhur me qerren turke, se shqiptarët, madje edhe udhëheqësit e tyre fetarë dhe shikoni në këtë, kanë qenë të frustruar nga sjellja e udhëheqjes turke ndaj tyre.