Korçë, 3 krerë komunash dhe 1 këshilltar i PD kalojnë majtas

485
Sigal

KORÇE – Tre kryetarë komunash dhe një këshilltar i qarkut Korçë të Partisë Demokratike kanë njoftuar, gjatë mbledhjes së Këshillit të Qarkut, ndryshimin e krahut të tyre politik duke ju bashkuar të majtëve. Kështu, kreu i Komunës Moglicë, Afrim Beqiri, kreu i komunës Leskovik, Dhori Bregu, si dhe kreu i komunës Çlirim, Arjan Dhimo kanë bërë të ditur kalimin e tyre tek të majtët. Po ashtu edhe këshilltari i komunës Miras Arjan Hyska ka kaluar krah të majtëve. Vendimet e marra nga 3 krerët e komunave dhe të këshilltarit Hyska ka sjellë reagimin e të djathtëve të cilët kanë braktisur mbledhjen e këshillit të qarkut. Ndërkaq ka reaguar edhe deputeti i PD Edmond Spaho i cili në një dalje për shtyp tha se të zgjedhurit po blihen me mjete që i ofron pushteti. Mbledhja zhvillohet për të zgjedhur kryetarin e Këshillit të Qarkut Korçë ndërkohë që prezent në këtë mbledhje është edhe deputeti i PS Taulant Balla.