Komisioni i Venecias: Vëmendje në mënyrën e zgjedhjes së organeve në drejtësi

453
Në përgatitjen e draftit final Venecia rekomandon se duhet kushtuar vëmendje në mënyrën e zgjedhjes së organeve të reja në drejtësi si “Komisioni i Pavarur i Kualifikimit”, “Kolegji i Posaçëm i Apelimit”, “Këshilli i Lartë i Prokurorisë” dhe “Këshillin e Lartë Gjyqësor”, përfshi “Këshillin e Emërimeve në Drejtësi”.
“Nëse forcat politike të përfshira në këtë proces nuk dakortësohen për zgjedhjen me shumicë të cilësuar anëtarët e 3 institucioneve të reja duhet të synojnë një opsion të ri që i garanton opozitës përfaqësim në të gjitha këto institucione apo një model tjetër, i cili do t’i sigurojë opozitës një influencë të caktuar në procesin e zgjedhjes”, thotë Venecia. Për prokurorin special të njësisë që do të hetojë korrupsionin në nivele të larta, Venecia rekomandon se në draftin e amendamenteve duhet të specifikohet metoda e emërimit, përfshi mekanizimin e llogaridhënies. Ndërsa për mënyrën e vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve, Venecia kërkon të bëhet kujdes. “Gjykatësit dhe prokurorët, të cilët i nënshtrohet procesit të vetingut duhet të gëzojnë të drejtën e ankimimit nëse u shkelen të drejtat themelore”, rekomandon Venecia
Sigal