Komisioni i Ligjeve, Nikolla: Emergjente ndërhyrja në arsimin e lartë

261
Komisioni i Ligjeve ka nisur në mbledhjen e sotme me diskutimin e projektligjit për arsimin e lartë. E pranishme në këtë komision, ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, theksoi rëndësinë e këtij projektligji.
Sipas Nikollës ndërhyrja në këtë ligj bëhët për të vendor rregull në arsimin e lartë dhe nuk është një reformë e partisë në pushtet. Ministrja tha se ky projektligj është produkt i punës së ekspertëvë të pavarur politike, por si cdo reformë tha Nikolla nuk presim që të gjithë ta përqafojnë.
“Ka nevojë emergjente për ndërhyrje në arsimin e lartë. Ky projektligj që kemi këtu sot për diskutim, është produkt i një konsultimi të gjatë”, tha ministrja Nikolla.