Komisioni Amerikan i Helsinkit paralajmëron politikën shqiptare

63
Përpara zgjedhjeve vendore të kësaj të diele në Shqipëri, Kryetari i Komisionit Amerikan të Helsinkit Chris Smith dhe Komisioneri Robert Aderholt bënë një deklaratë si më poshtë: “Populli shqiptar meriton të ketë një shans të drejtë për të kryer zgjedhje sa më përgjegjshme, për të ndërtuar një qeveri të ndershme lokale që është jetike për ta ndihmuar atë në arritjen e aspiratave për sundimin e ligjit dhe prosperitetin. 
Qytetarët shqiptarë duhet të jenë në gjendje të kenë besim se ata po marrin pjesë në një proces zgjedhor transparent, të lirë nga kërcënimi, ngacmimi, apo sulme mbi kandidatët, mediat, zyrtarët e zgjedhjeve apo votuesve. Për fat të keq, të gjitha fushatat kanë qenë shqetësuese në Shqipëri dhe ne shpresojmë se këto zgjedhje do të vëzhgohen nga afër nga komuniteti ndërkombëtar, veçanërisht nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë dhe nga grupet e brendshme brenda vetë Shqipërisë. 
Sipas OSBE-së, zgjedhjet e së dielës për kryetarë të bashkive dhe këshillat lokale janë zgjedhjet e para që do të kryhen për 61 njësitë e reja të qeverisjes vendore, të miratuara nga Kuvendi i Shqipërisë me reformën e re administrative, të cilat do të zëvendësojnë 373 bashki dhe komuna të mëparshme. Për 25 vjet, Komisioni i Helsinkit i SHBA ka monitoruar dhe inkurajuar Shqipërinë në zbatimin e saj e angazhimeve të OSBE-së nëpërmjet vizitave në vend, seancat e Kongresit dhe takimeve të shpeshta, si dhe deklaratat periodike. Përveç kësaj për të ndjekur më nga afër zhvillimet shqiptare Komisioneri Amerikan i Helsinkit, Robert Aderholt është aktualisht edhe Zëvendës Presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së.