KLSH, marrëveshje bashkëpunimi me Institutin për Certifikimin e Kontabilistëve dhe Auditorëve të Kosovës

484
Sigal

Gazeta Telegraf/


Më date 6 tetor 2016, në mjediset e Kontrollit të Lartë
të Shtetit, u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit mes KLSH-së dhe Institutit
për Kontabilitet, Auditim dhe Financa (IKAF), përfaqësuar respektivisht nga
Kryetari i KLSH-së, z.Bujar Leskaj dhe Drejtori Ekzekutiv, z.Bujar Krasniqi.

Marrëveshja u nënshkrua kuadër të rritjes së standardeve
profesionale në auditim, nëpërmjet trajnimeve, workshopeve e aktiviteteve të
tjera të përbashkëta dhe mbështetet në Moton e INTOSAI-t, “Experientia Mutua Omnibus Prodest”(Nga eksperienca e përbashkët
përfitojnë të gjithë).
Kryetari,
z.Bujar Leskaj theksoi se KLSH e konsideron pjesë integrale të punës së saj
bashkëpunimin me OJQ-të dhe shoqatat e profesionistëve të fushave të ndryshme, duke
numëruar rreth 23 marrëveshje me institucione të tjera shtetërore, OJQ dhe
organizata të profesionistëve të fushës.  Në këtë kuadër, kreu i KLSH u shpreh se
profili i IKAF-it, si një institut i kontabilistëve dhe i audituesve, i jep
nuanca të veçanta bashkëpunimit në shkëmbimin e eksperiencës dhe ekspertizës,
duke i ftuar ekspertët e IKAF-it që të angazhohen si lektorë për trajnimin e
audituesve shqiptarë.
Në përfundim, Kryetari, z. Bujar
Leskaj, nënvizoi se KLSH synon që marrëveshja të kristalizohet me bashkëpunime
konkrete përmes Konferencës Shkencore dhe Revistës së KLSH-së “Auditimi Publik”
si dhe në angazhimin e ekspertëve të IKAF-it në auditime të përbashkëta me
Zyrën Kombëtare të Auditimit të Kosovës.

Nga ana e tij, z. Bujar Krasniqi, u shpreh se Kontrolli i
Lartë i Shtetit  përfaqëson një
institucion me një eksperiencë të gjatë dhe se marrëveshja e bashkëpunimit do
të jetë tepër produktive për institutin që ai drejton. Z.Krasniqi u shpreh
besimplotë se bashkëpunimi do të jetë tepër aktiv dhe e konsideroi vlerë për IKAF-in nënshkrimin e marrëveshjes me KLSH
duke shtuar se do të ketë në fokus shkëmbimin e eksperiencës dhe ekspertizës nëpër
trajnimeve dhe aktiviteteve në fushën e kontabilitetit, auditimit dhe
financave. Në përfundim të fjalës së tij, Drejtori Ekzekutiv i IKAF-it
falënderoi KLSH-në për kujdesin që tregon në diversifikimin e bashkëpunimit me
institucione dhe OJQ të Kosovës.

Në këtë takim morën pjesë drejtues e auditues të
Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe specialistë të Institutit për Kontabilitet,
Auditim dhe Financa.