Diplomatja e njohur Edith Harxhi duke folur për zhvillimet e reja të dosjes McGonigal tha se janë 8 mijë faqe përgjime të realizuara nga FBI, ku mes tyre është edhe Rama. “Datat 22-23 shtator do të jenë ditët që do të vendosin për fatin e gjyqit të Uashingtonit, që ështe edhe çështja McGonigal me dosjen e Shqipërisë. Tashmë kanë dalë informacione edhe për këtë dosje, janë 8 mijë faqe përgjime që ka FBI, Departamenti i Drejtësisë në përgjithësi në SHBA dhe mes tyre në përgjime janë edhe tre shtetasit shqiptarë, dhe mes tyre është edhe më pikanti prej tyre, kryeministri i vendit, Edi Rama. Hetimet vazhdojnë dhe nëse nesër avokatët e McGonigal do të pranojnë një gjykim të shkurtuar në të cilin do të thotë se McGonigal do të pranojë fajin dhe do tregojë gjithçka ka ndodhur, që unë nuk mendoj se është çështje e 225 mijë dollarëve, por janë shuma më të mëdha. Janë licencat e mëdha të naftës në Shqipëri, etj., për llogari të McGonigal dhe oligarkëve rusë, siç është Deripaska, i cili ka qenë në listën e Open Data në Shqipëri, deri vonë, edhe si investitor strategjik madje, pavarësisht sanksioneve të SHBA. Nëse do të pranojë nga gjykatësja, kërkesa për pranimin e fajit nga ana e McGonigal dhe avokatëve të tij, atëherë drejtësia shqiptare duhet të veprojë menjëherë, pasi një njeri që është në hetim në SHBA, apo dhe thjesht në përgjim të jetë kryeministri i Shqipërisë, menjëherë duhet të hapë një çështje dhe të marrë të pandehur Edi Ramën” – tha Edith Harxhi