“Nga auditimi, u konstatua se që nga viti 2005 deri në muajin qershor 2016 në Spitalin Rajonal Shkodër ka funksionuar dhe ofrohej shërbimi pa ndërprerje i dializës me 9 makineri/pajisje. Regjistri i pacientëve që merrnin shërbimin e Hemodializës në Spitalin Rajonal të Shkodrës që prej vitit 2005 ishte i plotësuar deri më datë 02.07.2016. Në fillim të vitit 2016, Ministria e Shëndetësisë me një sërë shkresash, ka njoftuar SRSH se duhet të transferojë të sëmurët që do të marrin shërbimin e dializës në Qendrën e re të dializës në Spitalin e Shkodrës, në zbatim të kontratës së koncesionit të lidhur nga MSH datë 10.02.2016.

Për qytetin e Shkodrës, funksionimi i Qendrës së re të dializës, ka filluar më datë 01.07.2016”- shkruhet në raportin e KLSH-së.

Si pasojë e këtij auditimi KLSH ka kallëzuar për “shpërdorim detyre” ish-drejtorin Përparim Çela