Klik Ekspo Group hap Panairin e 100-vjetorit te Sheshi i Universitetit

541
Sigal

Në festën e inaugurimit do jepen dhurata falas për të gjithë vizitorët, spektakle, sfilata, suvenire

Klik Ekspo Group ndërton kolonat e qendrës së re të panaireve në Tiranë. Të hënën në orën 13:00, më 26 nëntor vizitorët do të kenë mundësi që përmes Rektoratit të Universitetit të Tiranës dhe Institutit të Studimeve Arkeologjike në sheshin “Nenë Tereza” të hyjnë  në  Qendrën e re të Panaireve Ndërkombëtare të Tiranës, ku i presin 800 kompani, dhuratë e Klik Ekspo Group me rastin e festimeve të 100- vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Nuk ka si të ndodhë ndryshe me Panairet e mëdha ndërkombëtare që organizon kompania më e madhe në Shqipëri, Klik Ekspo Group. Vetëm sukses i garantuar do të prezantohet në edicionin e sivjetëm. Tashmë risia ka fituar terren duke lëvizur nga Pallati i Kongreseve, ku për afër 19 vite ka dhënë spektakël të garantuar tek Sheshi “Nënë Tereza”, dhe duke u shkrirë me Universitetin e Tiranës, Kolonat dhe shatërvanin e famshëm. Të gjithë vizitorët pritet të bëjnë kthesën e “xhiros” së përditshme tek ky spektakël dhe risi e garantuar biznesi që ofron Klik Ekspo Group. Biznesi dhe vizitorët presim me padurim datën 26 nëntor orën 13.00 për të shijuar me një frymë gjithçka. Për herë të parë në Shqipëri, Panairi Ndërkombëtar i Tiranës zhvillohet në një strukturë të re të ndërtuar sipas standardeve europiane dhe e certifikuar në industrinë e Panaireve. Kjo strukturë e sjellë posaçërisht për Panairin e 100 -vjetorit, çon një hap përpara marrjen udhë të projektit të ndërtimit të një qendre të përhershme panairesh që i mungon Tiranës. Është era e re e organizimit të panaireve që do të sjellë daljen nga ambientet e palëvizshme  dhe të mbyllura në një qendër të re, për t’i dhënë një frymëmarrje të re ekspozimit dhe paradës së biznesit. Dhe gjithë ky ndryshim dhe udhëtim drejt progresit si gjithnjë ka të njëjtin autor të treguar në afro 20 vite të dominancës së organizimit të panaireve në Shqipëri, “dallëndyshen” e parë të këtyre eventeve në Shqipëri, Klik Ekspo Group. Klik Ekspo Group është i vetmi anëtar në Shqipëri i UFI – Unioni Ndërkombëtar i Panaireve dhe Ekspozitave (The Global Association of the Exhibition Industry) . Klik Ekspo Group është nismëtari i Panaireve Ndërkombëtare në Shqipëri (1994) dhe si i tillë ofron standardet më të mira ndërkombëtare. Panairi Ndërkombëtar gëzon statusin e një anëtari të përhershëm  UFI *Unioni Ndërkombëtar i Panaireve) që nga maji 2010 dhe është anëtar i përzgjedhur i CEFAs – Aleancës së Panaireve të Europës Qendrore (2009);  Bashkë-themelues i EASE – Shoqata e Ekspozitave të Europës Juglindore (2002).

I projektuar si një surprizë që do të bëhet prezente në pesë ditët e këtij edicioni, ajo që mund të bëhet e ditur për publikun e gjerë dhe të interesuar për këtë event, më të madhin e këtij viti, do të jetë fakti se spektakli, risia dhe dhuratat nuk do të mungojnë në këtë edicion të sivjetëm. Madje do të këtë një çlirim të jashtëzakonshëm të dorës nga ana e biznesit, të cilët përpos paradës së mrekullueshme të biznesit, do të japin për vizitorët dhe dhurata specifike për secilin biznes. Një element ky që e bën shumë tërheqës edicionin e sivjetëm, një “magnet” të jashtëzakonshëm për të gjithë vizitorët dhe të interesuarit  të cilët pritet të jenë mbi 40 për qind më shumë se sa edicionin e kaluar, duke shënuar një dyndje të vërtetë në ambientet e paradës së biznesit të prezantuar në Panairin e madh Ndërkombëtar të Tiranës nga kompania më e madhe organizatore në Shqipëri, Klik Ekspo Klik.

Ky manifestim i përvitshëm është konceptuar nga drejtuesit e Klik Ekspo Group që nga themelimi i tij në vitin 1994 si një aktivitet periodik i mishëruar me festën e krijimit të shtetit shqiptar në nëntor.  Madhështia e kësaj veprimtarie unike në vendin tonë, e ngritur me pasion nga drejtuesit e Klik Ekspo Group, rrjedh natyrshëm në kalendarin zyrtar të festimit të 100- vjetorit të Pavarësisë. Klik Ekspo Group konfirmon një paraqitje unike në ketë treg, pasi reflekton standardet më të mira ndërkombëtare  të organizimit të panaireve si anëtare e Organizatës Globale të Panaireve Ndërkombëtare (UFI). Klik Ekspo Group ka ndërtuar tashmë traditën e zhvillimit të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës të fundnëntorit, duke krijuar besimin e nevojshëm për mundësimin e ardhjes çdo vit në kryeqytetin shqiptar të qindra kompanive e institucioneve ndërkombëtare. Ku ky vit duket se është vërtetë në garë me vetveten, teksa pritet të prezantojë mbi 800 kompani vendase dhe të huaja nga e gjithë bota. Falë këtij përkushtimi shumëvjeçar që i afrohet dy dekadave, qarqet e sipërmarrjes vendase e botërore e shohin Klik Ekspo Group si një institucion serioz dhe të vetmin në organizimin e panaireve ndërkombëtare në kryeqytetin shqiptar. Dhe pikërisht tek “trekëndëshi” magjik për biznesin dhe qytetarët shqiptarë që do të jetë jo vetëm vizitorë por dhe pjesë e këtij spektakli është  vendosur te sheshi “Nënë Tereza”, një ndërthurje e progresit, mirësisë dhe akademisë e personifikuar te Universiteti i Tiranës që shkrihet në këtë edicion të sivjetëm të panairit të madh ndërkombëtar.

Dhe në zbatim të një strategjie të pasuruar vit pas viti, Shoqëria Klik Ekspo Group do të konturojë në profilin e këtij panairi optimizëm për sukses në tregun shqiptar. Organizatorët e Panairit Ndërkombëtar të Tiranës kanë planifikuar që, risitë teknologjike të zënë pjesën më të madhe të produkteve ose shërbimeve të ekspozuara, reflektuar nga një pjesëmarrjeje shumë më e madhe ndërkombëtare se edicioni paraardhës.

Por, nuk do të ketë vetëm ekspozim dhe paradë biznesi, por do të alternohen edhe aktivitete të tjera në shërbim të vizitorëve dhe biznesit. Kështu, krahas takimeve të sipërmarrësve që do të organizohen e zhvillohen në ambientet e çdo ekspozuesi në pavijonet e panairit,  diskutime shumëpalëshe e shumëplanëshe do të ngjizen në forume të ndryshme në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës me pjesëmarrje të personaliteteve më në zë të biznesit e institucioneve publike  vendimmarrëse, të biznesit, të sektorit bankar e financiar. Ato do të shkëmbejnë përvoja, risi mes tyre, duke e kthyer panairin ndërkombëtar të organizuar nga Klik Ekspo Group në një “laborator” idesh dhe risish, aq të nevojshme për një vend i cili kërkon me ngulm progresin dhe ecjen para. Ndaj dhe këto aktivitete do të jenë fryt i një bashkëpunimi të ngushtë mes Klik Ekspo Group dhe Agjencisë për Nxitjen e Investimeve si dhe Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës. Kjo  fushëveprimi e kuruar me shumë kujdes dhe pasion sfidues në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës është rrjedhojë e konsiderimit të këtij aktiviteti periodik si një platformë kryesore në rajon për teknologji, shërbime dhe transferim të  njohurive.

Ndaj dhe në këtë 100 -vjetor simbolika e këtij edicioni që do të mbahet mend shumë vite do të prezantojë majën e organizimit dhe spektaklit, duke bërë që qytetarët dhe biznesi shqiptar të mos e kuptojë se sa shpejt kalojnë këto ditë panairi dhe të nxitojnë për ta shijuar sa më shumë dhe të mendojnë se si do të jetë ai i ardhshmi duke e pritur me padurim, i mësuar me risitë.