Klanet, kurthet dhe krundet në PD-në e Vlorës

382

Fushata parazgjedhore, po dhe ajo zgjedhore për zgjedhjen e forumeve drejtuese të PD lokale të Vlorës, u karakterizua nga një situatë përplasjesh, mes  klaneve të shoqëruar edhe me klonet, kurthet dhe krundet e hedhura në tregun politik, duke prodhuar produktin: Krizë nën dhe mbi sipërfaqe, të cilën edhe vet e ndjejnë, e thonë troç vet anëtarët themelues, po dhe të sapozgjedhur në forumet e PD lokale, dhe qytetaria vlonjate! Dihet dhe njihet pesha specifike që ka në politikë edhe në frontin e të djathtës, po dhe në politikën tërësore, shqiptare institucionet politike dhe të zgjedhurit e politikës lokale të Vlorës! I deleguari i qendrës ndeshej para forumeve dhe të anëtarësisë, mes idesh të reja dhe të vjetra, midis klasës së re politike pa mëkate, dhe xhaketave të vjetra me merita, po dhe mëkatare, të rezultuar me krizë- ekonominë dhe krizë politikën në stanjacion-tranzicionin e gjatë, po dhe me humbjen e thellë, tregues i thjeshtë i dështimit të politikëbërjes: Zgjedhjet e 23 qershorit-2013. Kjo e përkthyer edhe në analizat e shpalosur në programet nga garues të veçantë si znj. Valbona Mezini për kreun e PD-së lokal, në mediat pamore lokale, për të vënë gishtin në plagë, për të mos përsëritur gabimet dhe abuzimet me pushtetin si paraardhësit. Klasa e re, pa mëkatet e të djeshmes, por dhe me ambicien dhe vizionin e të nesërmes: Për një politikë të re dhe të ndryshuar si e deritanishmja, e vendosur tashmë mbi “shinat e trasesë” së re, të vendit kandidat për në BE, me humbjen e thellë të 23 Qershorit, humbësve që së gëlltitin lehtësisht humbjen e merituar, hodhi dorëzën duke bërë edhe analizën e thellë në gjithë anëtarësinë e kësaj dege lokale, për të nxjerrë shkaqet që sollën dhe pasojën e humbjes, nisur nga abuzimi me pushtetin politik që kanë bërë pushtetarët dhe drejtuesit e administratës lokale: Me hedhjen e gurëve në det, pushtimin e hapësirave publike me abuzimin e pushtetit të qytetarëve të Vlorës, shitjen e vendeve të punës, edhe të pastrueses, u shqiptua hapur e mediatikisht edhe nga garuesit për t’ i vënë gishtin plagës dhe për të kuruar atë. Inkursionet e reja gjendeshin përballë grackave të vjetra, për të ruajtur kënetën e vjetër politike, për të mos ardhur uji i ri, i cili do të mund  të nxirrte jashtë ujin e ndotur nga këneta e tejndotur! Edhe përgjatë fushatës zgjedhore përplasjet mes klaneve, u shpalosën publikisht të ndodhura nga bërrylat e të vjetërve me pushtet dhe ambiciozëve për të garuar për kreun dhe forumet e partisë lokale. Kjo u demonstrua dhe u publikua nga largimi dhe dorëheqja e kandidimit i disa prej figurave të PD lokale si G. Gunbardhi, P. Golemi etj., të cilët, deklaruan tërheqjen nga garimi për shkeljen e standardeve politike, të demokracisë dhe ligjeve, klaneve dhe kloneve të ngritura deri në institucion, ndaj të  cilëve anëtarësia, po dhe qytetaria i njohin për vlerat e tyre, të bëra publike prej vet këtyre personazheve edhe në mediat publike. Në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe ata akuzuan, klanet e instaluar edhe brenda P. D lokale, luftën e atyre që duan medoemos të ruajnë gjendjen me kontingjentet e vjetra Alibeja, Kollozi, Isufi, etj., në radhët e politikës së dështuar  dhe mos ofrimi i të rinjve që kërkojnë ndryshimin e kësaj politike dështake, dhe ndëshkimin e abuzimit me pushtetin dhe aspiratën qytetare. Manovrat e Alibeaj, duke hequr dhe vendosur emra kandidatësh në lista dhe vendosja e emrave të denjë në momentin e fundit me ndërhyrjen e drejtë dhe të drejtpërdrejtë nga selia qendrore e PD, sollën pështjellim në radhët e demokratëve, pse jo dhe realizimin e qëllimeve të klaneve të vjetra Kollozi e Isufi, duke futur e nxjerr nga listat e garimit dhe tërheqja e 3-4 kandidatëve në momentin e final, ku dhe vet tërheqësit nga gara e ngritën gishtin kundër klaneve dhe prapaskenat e bëra nga këto figura politike lokale, të tej konsumuara dhe të dështuara keqas ne zgjedhjet e fundit të 23 Qershorit . Manovrat e Alibeaj për të spostuar kandidatin fitues Lorenc Danaj për kreun e PD-së Vlorë, tri ditë para zgjedhjeve, i cili mblodhi strukturat e PD Vlorë, për t’ ju komunikuar skualifikimin fiktiv të kandidatit garues, të ish dekanit të juridikut, me qëllimin e spostimit të elektoratit, zgjedhësve, pasi sipas sondazheve parazgjedhjeve  z. Danaj rezultonte fitues, ishte i qëllimshëm dhe abuzivist. Kjo u provua edhe në rezultat, ku pas gjithë këtyre goditjeve propagandistike, pas shpine ndaj kandidaturës së z. Danaj, arriti të dilte me rezultate të larta, pra i treti në garë, kur u komunikua moskandidim i tij nga z. Alibeaj. Në momentin e fundit, emri i të cilit ishte vendosur në listë i miratuar nga forumet qendrore të PD, pas denoncimit të anëtarësisë dhe të kandidatit potencial Danaj. Ky ishte procesi dhe spostimi i fituesit real, shprehet jo vetëm garuesi Danaj, por dhe i mbështetësve të tij në garën e pabarabartë dhe abuzues prej klaneve të zhvilluar ditë më parë në PD-në e Vlorës.

Fatmir CANALIAJ