Keti Bazhdari:PS është shumë herë më demokratike dhe më e hapur se PD

774
Sigal

INTERVISTA/ Flet Kryetarja e grupit të PS-së, për ish të përndjekurit politikë dhe Nënkryetare e Forumit të Gruas Socialiste, Keti Bazhdari

Ajo rrjedh nga një familje e persekutuar shkodrane dhe për çudi të të gjithëve aderon në PS. Ky aderim, sipas saj, konsiston në atë, që PD i ka braktisur ish të përndjekurit politik dhe këtë më shumë se kushdo e kupton çdo shkodran që gëzon këtë status. Personalisht rrjedh nga një familje që gjatë regjimit konsiderohej e përndjekur duke qenë se babai i saj në vitin 1956, në moshën 17-vjeçare u burgos nga regjimi enverist. Në atë kohë ai ishte student në Liceun Artistik të Tiranës dhe paralelisht, ashtu siç disa të rinj të tjerë më të zhvilluar të asaj kohe, interesohej së bashku me miqtë e tij për zhvillimet politike në vend dhe rajon. Kuptohet me ardhjen e Edi Ramës në krye të Partisë Socialiste u krijua mundësia që shumë të rinj të afrohen te Partia Socialiste, të cilët nuk kanë qenë pjesë të konjukturave të mëparshme, përfshirë këtu dhe mua. Kuptohet që ajo në Partinë Socialiste nuk ka aderuar thjeshtë si një pasardhëse e një familjeje të përndjekur politikisht gjatë regjimit diktatorial, por dhe në bazë të vokacionit të saj personal dhe të faktit që Partia Socialiste si organizatë është shumë herë më demokratike dhe më e hapur se Partia Demokratike.

 – Pse nuk jeni në listën e deputetëve?

Unë kësaj radhe nuk do jem në listën e kandidatëve për deputet të Qarkut Shkodër, aty ku është dhe vendlindja dhe vendbanimi im dhe i paraardhësve të mi. Kjo nuk më hidhëron pasi kam objektiva të tjera në këtë mandat të PS-së.

 -Ju jeni Kryetare e grupit të PS-së për ish të përndjekurit politik. Rridhni nga një familje e përndjekur? Cili është profesioni juaj i mirëfilltë?

Personalisht rrjedh nga një familje që gjatë regjimit konsiderohej e përndjekur duke qenë se babai im në vitin 1956, në moshën 17-vjeçare u burgos nga regjimi enverist. Në atë kohë ai ishte student në Liceun Artistik të Tiranës dhe paralelisht, ashtu siç disa të rinj të tjerë më të zhvilluar të asaj kohe, interesohej së bashku me miqtë e tij për zhvillimet politike në vend dhe rajon. Ai së bashku me miqtë e tij bënë një organizatë të fshehtë që e quajtën “Organizata e Kastriotëve” dhe në solidarizim me studentet e revolucionit hungarez të po atyre viteve, morën përsipër të hartonin dhe shpërndanin trakte antiparti në institucione kryesore të vendit duke nisur nga Shkodra. Kuptohet duke qenë shumë të rinj u zbuluan shpejt dhe u kapën tre nga drejtuesit kryesorë të organizatës, të cilët u keqtrajtuan me mënyra çnjerëzore për të nxjerrë shokët e tjerë dhe ngaqë kjo nuk ndodhi u burgosën shumë rëndë edhe pse ishin shumë nën moshë. Babai im ende nuk i kishte mbushur fiks 17 vjeç, por kjo nuk e ndaloi atë regjim që ta mbyllte në një nga burgjet më famëkeqe jo vetëm në Shqipëri, por dhe në Europë, në burgun e Burrelit, por të paktën nuk e dënuan me vdekje. Ndryshe nuk do të isha unë duke thënë dhe bërë këtë që po bëj tani. E lindur dhe rritur nën këtë frymë unë nuk mund të isha konformistja tipike, që do t’i përshtatesha një regjimit të ri.

 -Përse aderuat në PS? Çfarë të veçante përmban programi i saj për ish të burgosurit politikë?

Tani e kam për atë që do njihja unë, sepse në vitin ‘90 unë kisha moshën 10-vjeç dhe do shikoja se si gjithë fryma opozitare dhe desidente e babait tim do të tentohej të përkthehej në një doktrinë të re, të fortë për të krijuar një luftë klasash të re, doktrinën e antikomunizmit, që sidomos në Shkodër hodhi rrënjë fort, duke krijuar përçarje dhe regres, por njëkohësisht dhe shumë reagim brenda meje. Babai im me mijëra martirë e dëshmorë të tjerë nuk dhanë jetën dhe vuajtjen që një ditë të zëvendësonin një doktrinë me një tjetër. Unë këtë nuk mund ta duroja dhe Partia Demokratike e shfrytëzoi keqas këtë, duke i sjellë vendit shumë regres dhe në vend që në vite në Shqipëri të debatohej për zhvillimin e vendit, debatohej për të kaluarën, komunist-antikomunist. Them doktrinë se,edhe ky debat mbeti vetëm në këto nivele, nuk ju dha asnjëherë zgjidhje dhe Partia demokratike me në krye Sali Berishën, ishte e para e mosinteresuar që t’i jepej zgjidhje ligjore dhe e drejtë krimeve të së shkuarës diktatoriale dhe këtë e bënë me qëllimin e vetëm që të margjinalizohej e gjithë opozita e thënë në gjuhë popullore t’i fusnin të gjithë në një thes dhe kuptohet vetë Sali Berisha do ishte i pari që do pësonte nëse do ta fuste vendin në rrugën e dekomunistizimit. E gjendur në këtë realitet dhe e përballur në qytetin tim me këtë neodiktaturë, normal që ma ndillte fati dhe fryma të isha këtu ku jam sot, në Partinë Socialiste. Nuk kam mbetje doktrinash në kokë dhe falë familjes time jam rritur e lirë, kam talentin dhe mundësitë të bëj diçka më mirë në vendin tim e konkretisht në qytetin tim atëherë pse jo. Unë me forcat e mia, pa mbështetjen e askujt kam ngritur në moshën 21-vjeçare një biznes të vogël me 10 punonjës (rrobaqepësi), por që falë punës dhe vullnetit sot është ndër më të mëdhenjtë në zonë me rreth 500 punonjës. Unë nuk krenohem, ka dashur fati të jem në momentin e duhur me mundësitë e duhura dhe mbi të gjitha ka dashur fati t’më japë aftësitë për t’i koordinuar dy të mësipërmet. Nuk kam menduar për asnjë moment të përfitoj në mënyrë të padrejtë, përfshirë këtu edhe politikën, ndaj në Partinë Socialiste unë ndihem akoma më mirë sepse përpos shumë të tjerave që shpjegova më lart, edhe si filozofi jam e majtë.

 -Si janë marrëdhëniet e tua me Ramën dhe a është Rama po aq prepotent sa dhe Berisha?

Kuptohet me ardhjen e Edi Ramës në krye të Partisë Socialiste u krijua mundësia që shumë të rinj të afrohen te Partia Socialiste, të cilët nuk kanë qenë pjesë të konjukturave të mëparshme, përfshirë këtu dhe mua. Kuptohet që unë në Partinë Socialiste nuk kam aderuar thjeshtë si një pasardhëse e një familjeje të përndjekur politikisht gjatë regjimit diktatorial, por dhe në bazë të vokacionit tim personal dhe të faktit që Partia Socialiste si organizatë është shumë herë më demokratike dhe më e hapur se Partia Demokratike. Por duke pasur cilësinë që rrjedh nga një familje e përndjekur gjatë regjimit së bashku dhe me të tjerë të rinj si unë, morëm përsipër të ndërtojmë një program cilësor, koherent dhe realist përsa i përket ish të përndjekurve politik dhe zgjidhjes finale të kësaj kauze e cila është mbajtur me qëllim e hapur nga Partia demokratike, por që edhe si kauza të tjera vazhdon të jetë një prej problemeve kryesore të mosintegrimit të vendit në Europë. Ajo çfarë, në vendet e ish- lindjes komuniste mori zgjidhje që në fillimet e erës paskomuniste, në Shqipëri është kthyer në një gangrenë që, pak muaj më parë, mori dhe jetë njerëzish. Kuptohet e gjithë kjo punë dhe ky program është iniciuar dhe mbështetur nga vetë Edi Rama. Unë mendoj se me ardhjen e Partisë Socialiste në pushtet gjërat do të ndërtohen dhe do të kenë një vizion që sheh nga interesat e qytetarëve dhe jo të interesit personal të pushtetarëve.

 -Si mund të realizohen kërkesat e ish të përndjekurve nën drejtimin e qeverisë nga socialistët?

Duke qenë dhe ne pozicionin e nënkryetares së Forumit të Gruas Socialiste, ndjehem dy herë më lobuese me gratë. Partia Socialiste ka një epërsi të madhe përsa i përket përfshirjes së grave në politikë, referuar kjo asetit të madh me gra të nderuara që ka kjo parti në vite, por falë dhe punës së palodhur me forumin e gruas, i cili udhëhiqet nga një zonjë e nderuar, znj. Olta Xhaçka, e arsimuar në Shtetet e Bashkuara dhe që sot po punon për të frymëzuar një mentalitet të ri në këtë forum. Por kjo s’do të thotë që ne kemi mbërritur standardet maksimale si brenda forumit ashtu dhe në strukturat e tjera të Partisë Socialiste, na ngelet ende shumë punë për tu bërë.

 A është shoqëria shqiptare një shoqëri maskiliste dhe sa ndikon PS në reformimin e kësaj shoqërie?

Sot ne jetojmë në një shoqëri maskiliste, ky është një realitet mbarë botëror, paçka se në Shqipëri maskilizmi shfaqet në terma më të shprehur duke vështirësuar nganjëherë dhe punën e palodhur të qindra grave brenda strukturave politike dhe jopolitike, por unë mund të them se pavarësisht kuotës 30% për përfshirjen e grave në politikë, Partia Socialiste, 50% të punës së saj e ka bazuar te gratë, nisur nga këto terma dhe e thënë me pak humor Partia Socialiste i ka një çikë borxh më shumë se burrave, grave që janë mobilizuar dhe po punojnë në të gjithë territorin e Shqipërisë për t’i dhënë fitoren Partisë Socialiste më 23 Qershor. Por e thënë me seriozitet në qeverinë e Rilindjes kam bindjen se një peshë shumë të rëndësishme të punës për ta rimëkëmbur Shqipërinë do ta mbajnë gratë.