LSI Durrës, Elona Guri: “Rilindja” e ka sabotuar me vetëdije të plotë sektorin e fasonerisë për interesat e oligarkëve

189
Sigal

Ditën e sotme, drejtuesja politike e Qarkut Durrës, Elona Guri ka vazhduar takimet në kuadër të fushatës elektorale të zgjedhejve të 25 prillit, ku këtë herë vizito disa biznese fasonerike, nga ku tha se “Rilindja” me ndërgjegjje dhe vetëdije të plotë e ka sabotuar sektorin e fasonerisë në emër të interesave të oligarkëve.

“Mbështetja e industrisë fason për të kaluar në produktin e integruar Made in Albania. (Dizajn, brande, marketing, promocion produkti dhe panaire, certifikime dhe mbështetje institucionale), e cila kërkon një mbështetje prej 20 milionë euro të shpërndarë në katër vjet, e cila krijon një boom të jashtëzakonshëm të ri të kësaj industrie.”,- shprehet Guri në një postim të sajin ku tregon dhe përmirësimet që do të sjellë LSI në këtë sektor.

 

Postimi i saj i plotë:

Janë mijëra e mijëra familje, të cilat sigurojnë mbijetesën falë të ardhurave në sektorin fason.
“Rilindja” e ka sabotuar me ndërgjegje dhe me vetëdije të plotë sektorin e fasonerisë në emër të interesave të oligarkisë duke i krijuar probleme të mëdha.
LSI ka një plan të qartë për mbështetjen e këtij sektori jetik për punësimin dhe ekonominë e vendit:
1) Ristrukturimi i fazuar i industrisë fason sipas kërkesave të tregut vendas dhe konjukturave të reja të tregut ndërkombëtar. (Investime në teknologji, në prodhim imputesh, knoë-hoë), duke akorduar një mbështetje dhe një subvencion prej 30 milionë euro në 2 vitet e para, si një masë emergjente, e drejtpërdrejtë.
2) Mbështetja e industrisë fason për të kaluar në produktin e integruar Made in Albania. (Dizajn, brande, marketing, promocion produkti dhe panaire, certifikime dhe mbështetje institucionale), e cila kërkon një mbështetje prej 20 milionë euro të shpërndarë në katër vjet, e cila krijon një boom të jashtëzakonshëm të ri të kësaj industrie.


3) Mbështetja tek prodhimi vendas duke konsumuar produkte vendase fillimisht entet publike që prokurojnë veshje dhe këpucë. Pra, kemi parasysh tenderët dhe prokurimet publike për veshje e këpucë për gjithë periudhën e qeverisjes, ndërkohë që këto produkte janë të nivelit evropian, me çmime shumë kompetitive dhe njëherazi i jepet një spunto, njëherazi edhe punësimit dhe rritjes së nivelit ekonomik të vendit.
4) Mbështetja me grande e fonde të Bashkimit Evropian, në bazë të projekteve, duke përdorur një analogji mënyre të zhvillimit të tyre, ashtu sikurse funksionon sot AZHBR-ja, duke përdorur pra praktikat më të suksesshme, më të shpejta dhe më të drejtpërdrejta.
5) Heqja dhe lehtësimi i barrierave doganore për lëndët e para, për prodhimet e destinuara për tregun vendas.
6) Krijimi i instrumentit garantues dhe realizues për këtë qëllim dhe për të gjithë këtë veprimtari që do ishte Agjencia e Industrisë veshje-këpucë. Agjenci kjo e veçantë, operative, për implementimin dhe monitorimin shumë të kujdesshëm dhe efektiv të këtij programi.
Programi ynë do zbatohet me përpikmëri që në ditët e para të qeverisjes.
LSI e mban fjalën!
Elona Guri
LSI Durrës
#DurresiShtepiaJuaj
#LSI