Këshilli Bashkiak/ Eriona Bixha: LSI propozoi ulje të çmimit të transportit publik për banorët e komunave që vijnë në Tiranë

1171
Në një koment në rrjetin social FacebooK, Eriona Bixha bëri të ditur se Grupi i Këshilltarëve të LSI ngriti një problem shumë të rëndësishëm. 
“Sot në Këshillin Bashkiak të Tiranës ngritëm një problem shumë të mprehtë dhe jetik për banorët e ish-komunave të Krrabës dhe Baldushkut që sot janë pjesë e Bashkisë së Tiranës.
Çmimi i lartë dhe diskriminues që ata paguajnë për të ardhur në qendër të Tiranës!!
100 lekë te reja kushton sot bileta për këta banorë për të ardhur në qendër te Tiranës, ndërkohë bileta për të shkuar në qytetin e Elbasanit ku distanca është shumë herë më e madhe kushton 150 lekë të reja!!
Grupi i Këshilltarëve të LSI propozoi ulje të çmimit të Transportit Publik për këta banorë per ti siguruar shërbim më efikas dhe të përballueshëm!”
Sigal