Keqardhje për evropianët që nuk kuptojnë lumturinë e Shqipërisë socialiste…

99

Zef Preçi, ekspert i ekonomisë

Dihet botërisht që për gati gjysmën e shekullit të kaluar, duke filluar nga mbarimi i Luftës së Dyte Botërore, Shqipëria socialiste ka qenë “një fanar ndriçues në brigjet e Adriatikut.” Dhe përfundoi aty ku e dimë të gjithë dhe askush në botën e asaj kohe dhe aq më pak sot nuk do të dëshironte të kishte atë fat… Mbas tri dekadash të “tranzicionit permanent”, të filluar qysh shekullin e kaluar, Shqipëria socialiste e arriti përsëri lumturinë: Gjithçka falas… FAAAALLLLAAASSS: Koncesione… PPP…, Rrugë…, Borxh i jashtëm, që njeh vetëm rritje… Borxhe të prapambetur, biznese që mbeten prapa., Taksa që njohin vetëm rritje…, Ujë i papijshëm, që paguhet sa “frëngu pulën”, energji që buron nga lumi dhe kushton sa 1/3 e pensionit… Papunësi që “zbutet” rrugëve të Evropës… Pensione dhe paga që mbeten në vend nominalisht dhe zvogëlohen, për sa i takon fuqisë blerëse… Kulla qiellgërvishtëse, që lartësohen sa kohë që ka para droge në qarkullim… Rritje ekonomike, që nuk prodhon punësim e mirëqenie…Të gjitha këto nocione të shkollës së vjetër, përballë “arritjeve dhe fitorjeve” tona… Presim raportin më të fundit të Bankës Botërore, (me të dhënat që i kemi “gatuar” ne), që t’i besojë edhe më skeptiku, domethënë dhe ai që nuk ka bukë të hajë… Të gjitha këto vijnë nga buxheti “Falas”. (kujdes: Edmond Tupja mund të thoshte “Fals” në Shqipërinë tonë “tmerrësisht demokratike”…). Ndërsa evropianët, që kanë mbetur pas me reformat, nuk arrijnë dot të kuptojnë lumturinë e Shqipërisë socialiste, prandaj shqiptarët marrin rrugët e botës perëndimore për të përhapur “përvojën e përparuar në sigurimin e bukës… jashtë vendit…!” Reflektim, ndërsa vazhdojnë recitimet live në Pallatin e Pionierëve të … më falni, të Kuvendit).