Kaos në Kuvend/ Rama çohet të marrë fjalën, Leskaj përjashton Nokën

67

 Sërish tensione në sallën e Kuvendit. Sapo nënkryetarja e Kuvendit, Valentina Leksaj i dha fjalën kryeministrit Edi Rama, opozita është ngritur në këmbë dhe i është afruar foltores, me pretendimin se radha i takonte ish-liderit demokrat, Sali Berishës




Deputeti Flamur Noka ka kundërshtuar që të flasë Rama, duke i zënë vendin në foltore. Leskaj i është lutur që t’i lërë vendin Ramës, por ai nuk është bindur urdhrit, duke thënë se: “Harroje, nuk do flasë. Këtu flet vetëm Sali Berisha”. Nisur nga klima e krijuar në sallë, Leskaj ka njoftuar për një ndërprerje të seancës për 5 minuta, e cila rifilloi serish me tensione. Në rifillim të seancës Leskaj, pasi lexoi rregulloren, e paralajmëroi deputetin Noka se do të përjashtohej në rast se e shkelte atë. Por pavarësisht kësaj deputeti Noka ka bllokuar foltoren duke kërkuar që fjalën ta marrë ish-kryeministri Berisha. Në këtë moment, kryesuesja e seancës tha se do të zbatohej rregullorja duke u përjashtuar deputeti Noka nga seanca e sotme, vendim të cilin pritet të diskutohet në Byronë e Kuvendit.