Dr. Ina K. Zhupa: Modeli Beqaj, mozaiku më i zymtë i administratës publike të Ramës

565
Gazeta Telegraf/

Telefonata mes drejtorit dhe ministrit më shërbeu si një nga pjesët e mozaikut,
që e ka marr formën e vet edhe pa këtë pjesë. Një drejtor që rendit si merita
të tij edhe arsye për ta mbajtur punën se është me Partinë Socialiste, se ka
mbledhur 40 firma për partinë, se ka qenë në 2000 me partinë me siguri është
një nga drejtorët e dështuar dhe të emëruar po politikisht nga PS. Nuk tha
asnjë fjalë që kam punuar mirë si drejtor, ose si e ka performancën si
drejtues, nuk tha asnjë fjalë për këto sepse ose nuk kishte asgjë për të thënë,
ose nëse kishte nuk besonte se i interesonte shumë ministrit kjo gjë. Pra
performanca në punë, a punon mirë apo jo për qytetarët ai që paguhet me paratë
e qytetarëve është gjeja e fundit që mund t’i bjer në mend qoftë drejtorit aq
më pak ministrit. Nga ana tjetër një ministër që e mori detyrën pasi ishte
shpallur shkelës i kushtetutës si abuzues me fondet publike për të mira
private, ka 3 vjet që ka abuzuar dhe ka shkatërruar sistemin shëndetësor të
shqiptarëve por jo vetëm kaq. I ka vjedhur dhe në mënyrë flagrante dhe me shuma
marramendëse për vete, Ramën dhe miqtë e tij. Ky ministër do ishte shkarkuar me
kohë për këto, nëse nuk do ishte vetë Rama pas tij dhe drejtimi i tij. Sot
thjesht na shtoi edhe një skandal më shumë, për të gjitha së bashku duhet të
kishte dhënë me kohë dorëheqjen dhe duhet hetuar nga organet përkatëse. Ky
ministër që dështimin e mbledhjeve të partisë nën drejtimin e tij e shfryn tek
vartësi që nuk u paraqit, duke shfrytëzuar lidhjen e vartësisë që ka edhe e shkarkon
po politikisht nuk ka më asnjë lloj legjitimiteti. Ministra që përdorin
pushtetin për të bërë punët e partisë, që shkojnë me makinën e shtetit, me karburantin
e shtetit, në orarin e punës dhe përdorin zyrtarët për të mbushur sallat. Mos
harrojmë Gjiknurin që si ministër i paguar nga taksat tona nuk ndenji për 2
muaj në zyrë dhe bënte fushatën e Dibrës në çdo takim fliste në vend të
kandidatit. Por në këtë rast që denoncoi me kurajo emisioni Stop, të dy si
drejtori i shkarkuar dhe ministri në këtë rast janë pjesë e të njëjtit mozaik,
mozaiku që tregon degradimin dhe përdorimi thellësisht politik të administratës
publike. Një nga pesë kushtet e vendosura nga Bashkimi Europian për hapjen e
negociatave drejt rrugës së anëtarësimit është një reformë në administratën
publike që të jetë e depolitizuar, efiçente, larg korrupsionit dhe të
funksionoj në bazë të ligjit. Mozaiku tregon se jemi shumë larg plotësimit të
kushtit të Bashkimit Europian që i shërben çdo shqiptari, edhe jo thjesht PS
ose PD. Pjesët e këtij mozaiku filluan që në vendimin e parë të kësaj qeverie
që hodhi poshtë një ligj të miratuar me konsensusin e dy palëve (PD/PS) për
administratën publike edhe bëri pushime masive nga puna me ardhjen në pushtet.
Ishte kjo qeveri që përdori gjerësisht idenë e shkrirjes, e riemërtimeve, e
ristrukturimeve të dikastereve dhe institucioneve shtetërore vetëm e vetëm që
në këtë mënyrë të mund të hiqte njerëz dhe të emëronte të tjerë. Ishte kjo
qeveri që i shtoi faturën buxhetit të shtetit teksa humbi gjyqet me të
pushuarit pa të drejtë nga puna dhe për të njëjtin  pozicioni
 paguante 2 herë atë që kishte punësuar politikisht dhe atë që kishte
fituar gjyqin por se kthenin në vendin e punës. Ishte Rama kryeministër i këtij
ministri që doli me zë ne media gjatë zgjedhjeve lokale që në Shkodër kishte
mbledhur drejtorët dhe faktoi qartësisht që drejtorët janë emëruar nga partia
dhe detyrë kryesore kanë votat për të ruajtur vendin e tyre punës dhe jo siç do
të ishte normale të kishin parësor ligjin dhe shërbimin ndaj qytetarit. Partia
Socialiste aq shumë e ktheu administratën në pronë të partisë saqë vendosi pak
pasi kishte marr pushtetin një vendim që dikton që të gjithë anëtarët e saj që
janë të punësuar në administratën publike do të paguajnë 3% të rrogës së tyre
për financimin e partisë. Ky vendim na tregon legjitimimin e emërimeve në
administratën publike në mënyrë politike dhe në mënyrë korruptive. Ky është
mozaiku ku Beqja është pjesa e radhës që zbuloi media, duke na shtuar
vështirësitë në rrugën tonë për të qenë me pranë standardeve dhe kritereve që
na kërkon BE por që na shërbejnë të gjithëve.
Sigal