Kallëzimi penal për Dvoranin nesër në prokurori, Meta: Do kërkoj hetim ndërkombëtar për ata që e mbrojnë

102

Në një kohë kur nesër pritet të depozitohet kallëzimi penal në prokurori për kreun e KED-së, presidenti Ilir Meta ka sulmuar sërish Ardian Dvoranit. Në një intervistë për ‘Open’ presidenti theksoi se do të kërkojë hetim ndërkombëtar për të gjithë ata që mbrojnë Dvoranin.

“Do mbledhim ambasadorët dhe do ua bëjmë si fëmijëve në klasë të parë që vjedhja është e madhe dhe nuk mbulohet. Duan ata të fitojnë fytyrën e tyre, kjo është e papranueshme”. Kreu i shtetit shtolli mes të tjerash se Dvorani do të bëhet shembull për të rikthyer besimin tek reforma në drejtësi. “Do bëhet shembull për të rikthyer besimin tek reforma në drejtësi, që askush të mos tallet me reformën si në këto dy vitet. Faktet janë flagrante, dëmi është i madh, nuk bëj shaka për Kushtetuesen”, theksoi ai.