Ja si përfitoi Safet Gjici 25.2 mln dollarë

50
Denoncimi i PD-së/ Salianji publikon dokumentet:
PD-ja bëri dje një denoncim për qeverinë Rama për një rast abuziv që lidhet me tenderët. Deputeti i PD-së Ervin Salianji publikoi disa shifra, tha se Safet Gjici ka përfituar 25.2 milionë dollarë nga paratë e taksa paguesve shqiptarë. Mes të tjerash ai tha se dy kompani qe sipas tij rezultojnë të jenë të Gjicit, kanë përfituar këtë shumë. Deputeti Ervin Salianji denoncon: “Edi Rama ka ndërtuar një sistem ku vjedh shqiptarët dhe Shqipërinë për t’i përdorur më pas këto para për të vjedhur zgjedhjet dhe për të ri-vjedhur sërish Shqipërinë. Këtë sistem ka pasur propozim dhe këtë sistem ka instaluar në qeverisje. Edi Rama ka kaluar në fazën tjetër të vjedhjes së Shqipërisë. Pasi zhvati dhe zhvat miliona euro nga taksat e xhepat e shqiptarëve për të majmur dhe fryrë derra të kënaqur që kanë përthithur si shushunja me prokurime të drejtpërdrejta pa garë dhe pa negocim apo me tenderë fiktivë. Pikërisht kur BB thotë se Shqipëria rrezikohet nga PPP e pakërkuara, kur Raporti i Departamentit të Shtetit denoncon korrupsionin e niveleve të larta, zbulohen fakte të reja për skemën korruptive të vjedhjes. Sot po ju paraqesim fakte se si Safet Gjici, një prej qindra shërbëtorëve të pangopur të Ramës ka përfituar nga paratë publike 25.2 milionë dollarë. Shoqëria Eurogjici Security shpk zotërohet nga shtetasi Lavdrim Gjici, kushëri i Safet Gjicit, ndërkohë shoqëria “Toni Security shpk”, pavarësisht se zotërohet 100% nga shtetasi Nazmi Kurti, nga ekstraktet historike vërtetohet se, të dyja shoqëritë zotërohen nga i njëjti person (Gjici), pasi:
1. Adresa fizike e selisë është e njëjtë, konkretisht:
Rruga “Adem Jashari”, Njësia Bashkiake nr.5, Lagjja nr.8, hyrja nr.10, apartamenti nr.3, Tiranë (i njëjti apartament)
2. Adresa elektronike është e njëjtë: [email protected]
Safet Gjici, nëpërmjet dy shoqërive të mësipërme ka përfituar 315 tenderë, me vlerë 25.2 mln dollarë, nga të cilat 171 pa garë, me vlerë 3.8 mln dollarë, konkretisht:
1. EUROGJICI SECURITY shpk, ka përfituar 250 tenderë, me vlere 21.3 mln dollarë, nga të cilat 143 pa garë me vlerë 3 milionë dollarë.
2. TONI SECURITY shpk, ka përfituar 65 tenderë, me vlerë 3.8 mln dollarë nga të cilat 28 pa garë, me vlerë 709 mijë dollarë.
Për kontrastin me qytetarët kuksianë që mbahen në burg sepse kërkojnë që mos taksohen 10 euro për të shkuar në shtëpitë e vet,a kuksiani i Ramës zhvat 25.2 milionë dollarë nga taksat e qytetarëve. Në Republikën e Ramës të jesh hajdut bëhesh ministër, deputet, Kryetar Bashkie e milioner, të jetosh në mënyrë të ndershme përfundon në burg.