Ish-shefi i CIA: Pas Shqipërisë së Madhe, do të vijë edhe…

1800
Sigal

Ish-drejtori i CIA-s për Ballkanin, Stiven Meyer ka folur për situatën dhe krizën politike në Ballkan. Në një intervistë për telegrafin serb Meyer, ka thënë se politikanët amerikanë nuk i kuptojnë problemet e vërteta të Ballkanit.

I pyetur në lidhje me Kosovën dhe dialogun, i cili tash e ca muaj është bllokuar, Meyer ka thënë se vet Kosova e Serbia duhet t’i zgjidhin problemet e tyre e jo t’ia lënë Amerikës apo Brukselit.

Zgjidhja për çështjen e Kosovës nuk do të jetë në Uashington, nuk do të jetë në Moskë apo në Bruksel. Kjo do të ndodhë në Prishtinë dhe Beograd. Udhëheqja e këtyre shteteve duhet të jetë e arsyeshme, por e fortë, e guximshme dhe për t’u takuar. Haradinaj ka kërkesa që janë të paarsyeshme, me ndalimin e lirimit të diplomatëve serbë dhe zyrtarëve serbë në Kosovë dhe me taksën 100 për qind. Ai duhet të kuptojë se kjo po bllokon marrëveshjen nëpërmjet negociatave. Ata duhet të jenë shumë serioze në bisedat e tyre të ndërsjella. Si Beogradi dhe Prishtina duan të thonë “le të shohim se çfarë dëshiron Uashingtoni” ose “le të shohim se çfarë dëshiron Brukseli”. Injoroni të gjithë këtë dhe vendosni se çfarë doni dhe filloni të flisni”, deklaroi Meyer.

Në lidhje me çështjen e “Shqipërisë së Madhe”, Meyer ka thënë se Serbia nuk duhet të shqetësohet, pasi që nëse do të bëhej “Shqipëria e Madhe”, do të bëhet edhe “Serbia e Madhe”.

Pse Shqipëria shqetësohet për Serbinë? Si mund të dëmtojë Serbinë? Serbia është shumë më e fortë, shumë më e fuqishme, më e rëndësishme, ka një ekonomi më të mirë. Nuk e dëmton fare Serbinë. Mund të jetë edhe një avantazh nëse Serbia thotë: “OK, ne mbështesim një Shqipëri të madhe, por gjithashtu duhet të përkrahni një Serbi të madhe”. Në vend që të thoni se keni frikë nga Shqipëria e madhe. Edhe çfarë? Si është e rëndësishme? Nuk ka të bëjë fare me Serbinë. Mund të ndihmojë edhe Serbinë”, ka thënë Meyer./Gazeta Liberale