Ish-kryeministri reagon për qëndrimin e ambasadorit të BE-së: Tregoi anësim të gabuar, si guvernatorët në anën e qeverisë

446
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas qëndrimit të ambasadorit të BE-së, Luigi Soreca, i cili kërkoi transparencë për mënyrën se si do të organizohet tenderi për Teatrin e ri Kombëtar.

Por për Berishën qëndrimi i Sorecas ishte një anësi  që qëllimshme për të eliminuar efektin e deklaratave të Sekretarit të Përgjithshëm të OSBE-së, i cili kërkoi që vendimi për Teatrin të pezullohej deri sa të shprehej Gjykata Kushtetuese

Ambasadori Soreca duke iu referuar tenderit dhe transparencës së tij injoroi totalisht prishjen e një monumenti kulturor historik të Tiranës siç është Teatri Kombetar dhe ipso facto u rreshtua krejtësisht në anën e padrejëe, por gjithnjë në traditën e guvernatorëve, në anën e qeverisë.

Ndërkohë që javën e kaluar një zyrtar tjetër i larëe i institucioneve ndërkombëtare, konkretisht sekretari i përgjithshëm i OSBE pasi dëgjoi palët kërkoi publikisht që Teatri të mos prishet pa u shprehur Gjykata Kushtetuese.

Duket se me deklaratën e tij në krah të qeverisë, ambasadori Soreca ndër të tjera kërkonte të neutralizonte dhëmb për dhëmb deklaratën e sekretarit të përgjithshëm të OSBE”, shkruan Berisha.

Reagim ndaj deklaratave të ambasadorit Soreca!

Unë jam nga ata që kam mirëpritur me sinqeritet ardhjen e ambasadorit Luigi Soreca në Shqipëri. Kjo kryesisht për eksperiencën e tij në fushën e zbatimit të ligjeve dhe luftën tmerrësisht të vështirë kundër mafies, duke menduar se këto njohuri do ta ndihmojnë atë të kuptojë më thellë realitetin në narkoshtetin e parë dhe të vetëm të Europës.

Por nuk është ky problem qëllimi i këtyre rradhëve.

Qëllimi është të theksoj se prononcimi i tij i djeshëm në vlerësimin tim ishte anësim i gabuar, sikundër anësim dhe i gabuar ishte dhe sqarimi i tij i “keqkuptimit” nga mediat.

Në të dy rastet ai anësi në anën e qeverise, pra nuk them të ambasadorëve por anën tradicionale të guvernatorëve.

Çështja e teatrit pavarësisht nga polemikat politike, në të vërtetën e saj për çdo njeri që është i interesuar që të dijë, është çështje vjedhje, grabitje nga mafia qeveritare dhe ajo e ndërtimit, në të cilën Fushoqeveria dhe Fushobashkia e Tiranës grabisin një sipërfaqe të madhe trualli prone publike 9000 mijë metër katror në zemër të Tiranës për ta shndërruar atë në kulla megalavatriçe për të larë së paku 200 milionë euro, narkoeuro.

Ambasadori e di se për rrëmbimin e këtij trualli dhe për t’ja dhuruar një kompanie private, kreu i meduzës Edvin Rama dhe Don Agaçio për herë të parë në historinë e vendit miratuan një ligj të veçantë, ligjin famoz Fusha! Fuqia, kësaj herë jo e Zotit por e Mafies!

Pra kemi të bëjmë me një megaaferë mafioze korruptive vjedhje të hapur të tokës, mu në zemër të Tiranës. Komisioni Europian ndërhyri dhe u shpreh se ligji Fusha shkelte konkurrencën e ndershme, për çka unë e falenderoj dhe kërkoj që të zbatohen parimet e transparencës në prokurimet publike. Një ligj tjetër po Fusha, por pa emrin Fusha, që të bëjë të mundur këtë grabitje të tokës publike nga mafia qeveritare dhe ajo e ndëritimit u miratua dhe përsëri u hap tenderi.

Në deklaratën e tij të djeshme dhe sqarimin e tij ambasadori nuk shprehu as një shqetësim për aferën e grabitjes me ligj të 9000 metër katror truall por si për të bërë të paqenë këtë iu referua tenderit të hapur nga bashkia që mbyllet në shtator dhe sipas tij kjo kishte rëndësi kurse të tjerat janë politizime.

Po kështu, ndaj reagimit të fuqishëm të mediave u kundërpërgjigj se ai kishte theksuar ato që ka thënë Komisioni Europian për garën. Me këtë rast theksoj se një garë e hapur transparente, në të cilën grabiten 9 mijë metra katror në zemër të Tiranës pronë publike, për ndërtimin e kullave, lavatriçe të 200 milionë narkoeurove të narkoqeveritarëve dhe narkondërtuesve, është një vjedhje, grabitje mafioze por e hapur dhe transparente, pasi mafia në narkoshtetin e saj nuk ka nevojë të fshihet.

Përveç kësaj, ambasadori Soreca duke iu referuar tenderit dhe transparencës së tij injoroi totalisht prishjen e një monumenti kulturor historik të Tiranës siç është Teatri Kombëtar dhe ipso facto u rreshtua krejtësisht në anën e padrejtë, por gjithnjë në traditën e guvernatorëve, në anën e qeverisë.

Ndërkohë që javën e kaluar një zyrtar tjetër i lartë i institucioneve ndërkombëtare, konkretisht sekretari i përgjithshëm i OSBE pasi dëgjoi palët kërkoi publikisht që Teatri të mos prishet pa u shprehur Gjykata Kushtetuese.

Duket se me deklaratën e tij në krah të qeverisë, ambasadori Soreca ndër të tjera kërkonte të neutralizonte dhëmb për dhëmb deklaratën e sekretarit të përgjithshëm të OSBE.

Do ta përfundoj këtu duke i rikujtuar njerëzisht ambasadorit Soreca se pesë vitet e fundit në Shqipëri është shfaqur një semundje e tmerrshme, e cila ka sëmurur për fat të keq ndonjë ambasdor. Kjo është “sëmundja e guvernatorit”, e cila iu ka kushtuar shqiptarëve tepër shtrenjtë së paku katër vite vendnumëro në procesin e hapjes së negociatave dhe ndërtimin në Shqipëri të narkoshtetit të parë në Europë.

Kjo natyrisht jo nga ambasadorët por nga vet qeveritarët shqiptarë të mbrojtur nga guvernatorët. Por sindroma e guvernatorit dhe pasojat dramatike të saj tek qytetarët e thjeshtë shqiptarë nuk janë objekt i këtij shkrimi.