Iu gjet drogë në lokal, arrestohet 44-vjeçari

522
Sigal

Policia e Pogradecit ka arrestuar në flagrancë shtetasin A.B, 44 vjeç, banues në Pogradec.

Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë kanë ushtruar në lokalin në përdorim të këtij shtetasi në lagjen nr.2, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.