Ish-deputeti i LSI: Rama largoi të rinjtë nga Shqipëria dhe varfëroi popullin

115

Ish-deputeti Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari, nga Pogradeci ka hedhur akuza nga kryeministrit Edi Rama se me qeverisjen e tij ka detyruar të rinjtë që të largohen nga vendi. Sipas tij, Rama solli shkatërrimin e jetës sociale dhe largimin e të rinjve, të cilin ai e ka cilëusuar si një fakeqësi kombëtare.

“Sot bashke me Gentin takuam strukturat e LSI ne Pogradec! Eshte fatkeqesi Kombetare kur degjoj nga cdo qytetar se si te rinjte dhe te rejat po e lene vendin per shkak te nje politike klienteliste, korruptive dhe kriminiale te Edi Rames.

Pogradeci eshte shembulli sesi rilindja e Edi Rames shkaterroi te gjithe jeten sociale ne kete qytet, largoi te rinjte dhe varferoi qytetaret. Rilindja dhe Edi Rama abuzoi me miresinë dhe kulturen e Pogradecareve.

Pogradeci sot eshte i mbytur ne varferi ekstreme. Te rinjte dhe te rejat emigrojne ne Maqedoninë e Veriut, Greqi per pune sezonale sepse Kryeministri jone nuk ka kohe dhe mundesi te kthejë vemendjen nga hallet dhe problemet e qytetareve. Pogradeci me resurse te medha bujqesore dhe turistike por qe nuk shfrytezohen dot sepse politika klienteliste dhe korruptive e Edi Rames ka shkaterruar cdo mundesi ne kete qytet.

Eshte koha te kthejme besimin tek te rinjte duke ju dhene mundesi per arsimim dhe punesim, me nje pergjegjesi Kombetare per te siguruar te ardhmen e Shqiperise Europiane”, shkruan Braimllari.