Ilir Meta priti Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje z. Visar Ymeri dhe Deputetin z. Albin Kurti

13
Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta zhvilloi një takim sot me Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje z. Visar Ymeri, dhe z. Albin Kurti, Deputet në Kuvendin e Kosovës.Gjatë takimit u diskutua mbi zhvillimet e fundit shqetësuese në Kosovë e në rajon duke vënë theksin tek rëndësia e intensifikimit të bashkëpunimit ndërqeveritar e ndërparlamentar mes Shqipërisë e Kosovës.Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta shprehu shqetësimin e tij për rritjen e tensioneve gjatë kohëve të fundit në Kosovë të cilat janë demonstruar përmes incidentit provokues të trenit, ndalimit të Kryetarit të AAK z. Ramush Haradinaj në Francë si dhe përmes murit të ngritur në Mitrovicë. Kryetari i Kuvendit Meta theksoi në këtë drejtim rëndësinë e frymës së bashkëpunimit dhe dialogut konstruktiv mes të gjitha palëve për të prodhuar zgjidhje afatgjata që i shërbejnë stabilitetit të qëndrueshëm, paqes e sigurisë në Kosovë e në gjithë rajonin e Ballkanit.