Ilir Meta: “LSI-PS një “trup” në qeveri”

511
Sigal

Kreu iLSI-së, Ilir Meta mblodhi dje në një takim për rreth 1 orë, 5 ministrat e kabinetit të ri qeverisës, nga radhët eLSI-së. Mësohet se, ministrat eLSIkanë paraqitur idetë e tyre për dikasteret që do drejtojnë.. Në takim ishin të pranishëm Klajda Gjosha, e cila do të mbajë postin e ministres së Integrimit Europian, Nasip Naço që do mbajë postin e ministrit të Drejtësisë, Edmond Haxhinasto që do drejtojë Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Panariti që do jetë në krye të Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, si dhe Lefter Koka, i cili do jetë ministri i Mjedisit. Bëhet me dije gjithashtu se Kreu iLSI-së, Meta ka zhvilluar më herët një takim kokë më kokë me deputetin e PS-së në Qarkun e Vlorës, Koço Kokëdhima. Menjëherë pas tij, Meta është takuar në selinë eLSI-së me 5 ministrat. Pasi ka pritur në zyrën e tij 5 Ministrat e kabinetit të ri qeveritar, kreu i LSI Ilir Meta ka deklaruar se qeveria e re do të lërë gjurmë në efikasitetin dhe në arritjen e objektivave integruese të vendit. Meta tha se kabineti prej 19 ministrash është një ekip i përbashkët me PS dhe nuk janë ekipe të ndara.“Kjo qeveri do jetë një qeveri që do lërë gjurmë të rëndësishme në modernizimin e vendit, do lërë gjurmë në efikasitetin e gjithë objektivave, në mënyrë të veçantë integrimit të vendit. Dua të përgëzoj në mënyrë të veçantë përfaqësimin e grave në qeveri, është një mesazh i qartë i një politike të re, më humane, një politike integruese. Dita e sotme është ditë pune, jemi takuar me përfaqësues të ndryshëm tëLSI.LSIvazhdon angazhimet e saj edhe pse është periudhë e cila ka natyrisht edhe detyrimin për të bërë disa pushime. Por punohet edhe aty ku ka pushime, për të qenë gati në shtator” tha ai. Po ashtu Meta tha seLSI-ja nuk është në kabinetin Rama i përfaqësuar në dikasteret që drejtoi gjatë koalicionit me PD-në , pasi sipas tij është parë e arsyeshme që të bëhet transparenca e kërkuar nga PS-ja gjatë kohës që ishte opozitë. “Qeveria është konceptuar si një e tërë, pa bërë ndarje sipas përfaqësimit politik të Ministrave të caktuar, ndërkohë që kemi përfaqësues edhe nga shoqëria civile. Lidhur me faktin se LSI-ja nuk ka asnjë Ministër në dikasteret ku është përfaqësuar në vitet e kaluara ka qenë një zgjidhje e drejtë dhe racionale edhe në funksion të transparencës. Ka qenë edhe një zgjedhje imja si kryetar iLSIqë të krijojmë transparencë të plotë, ju e dini që PS ka qenë më e ashpër me Ministrat eLSI, sesa vetë Ministrat e PD. E shohim qeverinë si një të tërë dhe e mbështesim si të tillë. Do bëjmë gjithçka për të bashkëpunuar me opozitën në interes të vendit, të interesave kombëtare në mënyrë të veçantë integrimit të vendit. Kryetarit të ri i urojmë edhe një stil të ri, pasi kjo nuk është në të mirë as të vetë PD” deklaroi Meta. Programi qeverisës, i cili pritet të bëhet publik nga kryeministri i zgjedhur Edi Rama, do të ketë në fokus edhe situatën ekonomike financiare me të cilën është në këtë moment Arka e Shtetit. Meta tha se, do të bëhet transparenca e plotë edhe për disa vendime të qeverisë, të cilat janë ndërmarrë pas 23 Qershorit në mënyrë jo transparente. Po ashtu Meta ka folur edhe për pretendimin e demokratëve për spastrime të administratës. Ai tha se, qeveria e re është e angazhuar në zbatimin e ligjit, ndërsa i kujtoi kreut të ri të PD se shembulli i spastrimeve u tregua nga Bashkia e Tiranës pas prishjes së koalicionit meLSI. I pyetur nëse do ketë reforma edhe shërbimet sekrete, ai u përgjigj:“Është çështje që i takon Kryeministrit. Por reforma duhet të ketë në të gjitha sferat, por kjo s’do të thotë që të hiqen ca njerëz dhe të zëvendësohen me të tjerët”.