Ilir Meta: LSI është shtylla më e fuqishme e demokracisë, stabilitetit dhe integrimit evropian të Shqipërisë.

559
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, takim me strukturat e LSI-së të Qarkut të Beratit: Jemi prova e bashkëpunimit aktiv
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Ilir Meta, zhvilloi një takim me strukturat e LSI-së të qarkut të Beratit në Berat. Në këtë takim, ishin të pranishëm, deputetët e LSI-së për qarkun e Beratit, Sekretari Politik i LSI-së për qarkun e Beratit, z. Nasip Naço, Kryetarët e Bashkisë së Beratit, z. Petrit Sina, Kryetarin e Bashkisë së Skraparit, z. Nesim Spahiu, Kryetari i Bashkisë së Kuçovës, z. Selfo Kapllani, etj. Në fjalën e tij përpara anëtarësisë së qarkut të Beratit, z. Meta theksoi se dialogu politik në vend është shumë i rëndësishëm në mënyrë, që të vijojë agjenda e reformave për të përshpejtuar më shumë procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian. në fjalën e tij, kreu i LSI, Z. Ilir Meta, tha: “Gjej rastin edhe këtu nga Berati, të theksojë rëndësinë e jashtëzakonshme që ka forcimi i dialogu politik në vend, në radhë të parë në parlament për të vijuar me agjendën e reformave dhe mbi të gjitha dialogun për të mbyllur sa më shpejtë reformën zgjedhore dhe për të garantuar një klimë mirëbesimi për zgjedhjet e 18 qershorit. Sepse rezultati që Shqipëria në radhë të parë do të marrë, për sa i takon standardit të zgjedhjeve në 18 qershor, do të jetë përcaktues për hapjen e negociatave, për ecurinë e suksesshme të reformës në drejtësi. Do të jetë shumë e rëndësishme për shpresën e të rinjve dhe të rejave që vendi ynë është një vend që do të ecë më shpejt në rrugën e progresit dhe të mirëqenies për të krijuar vende të reja pune, të mirë paguara, për të rinjtë dhe të rejat tona në Berat dhe në gjithë Shqipërinë. Ndaj ky është preokupimi im kryesor dhe besojë po kështu edhe i LSI-së. Të gjithë duhet të kenë të qartë, se që nga krijimi i sajë e deri më sot, LSI-ja ka qenë dhe është çdo ditë e më shumë, shtylla më e fuqishme e demokracisë, e stabilitetit dhe integrimit evropian të Shqipërisë. LSI-ja ka qenë gjithmonë një forcë e orientuar drejt kauzave më të rëndësishme të zgjedhjeve të lira, për lista e hapura që shqiptarët jo vetëm të kenë mundësi të votojnë, por të kenë mundësi të zgjedhin. LSI-ja është ndeshur si askush tjetër me padrejtësitë dhe me aleancat për të deformuar votat e shqiptarëve që nga viti 2005 e në vijimësi. Por LSI në politikë ka qenë një faktor i rëndësishëm i stabilitetit të vendit dhe vazhdon të fuqizohet si një faktor i tillë, për garantuar zgjedhje sa më të pa kontestueshme duhet të ketë më shumë konstruktivitet. Ndaj, LSI do të vazhdojë të jetë një forcë e vendosur për respektimin e ligjit, për zbatimin e ligjit, për zbatimin e procesit të dekriminalizimit, për organizimin e zgjedhjeve në një klimë sa më konstruktive, shpresëdhënëse dhe njëkohësisht do të vazhdojë të jetë faktori kryesor i stabilitetit dhe integrimit evropian të Shqipërisë. LSI frymën e integrimit, filozofinë e integrimit, e ka të qenësishme, e ka bindje, e ka vizion, por e ka edhe karakter sepse nuk është forcë përjashtuese, nuk është forcë konfliktuale, por është një forcë integruese, përfshirëse dhe e përkushtuar për paqen sociale”,-tha Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Nga fjala e zotit Nasip Naço… 
Në fjalën e tij përpara anëtarëve të LSI-së të Beratit, sekretari politik për këtë qark, z. Nasip Naço vlerësoi rolin që Lëvizja Socialiste për Integrim ka luajtur me stabilitetin e saj në shoqërinë shqiptare duke i ofruar të gjithëve një shans. në fjalën e tij, Zoti Naço, tha: “Ju e shkoni që ne vijmë me një slogan tjetër, Një shans për të gjithë’, sepse shqiptarët kanë nevojë për mbështetjen e LSI-së. Të gjithë ne duhet t’i japim të gjithë të tjerëve një shans, jo vetëm për anëtarët e LSI-së, por për të gjithë qytetarët”
Ilir Meta me gjimnazistët e LRI të Elbasanit: Mbështesim propozimet tuaja për Maturën Shtetërore
Deputetja Monika Kryemadhi: “Me këta të rinj e të reja që ka Elbasani dhe gjithë Shqipëria, të cilët kanë dëshirë për të ecur përpara dhe për të zhvilluar vendin e tyre…”
Kryetari i lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Ilir Meta, mori pjesë në Konventën e Gjimnazistëve të LRI-së së Elbasanit. Kryetarja e LRI-së, znj. Floida Kërpaçi, deputetja e LSI-së, znj. Monika Kryemadhi, etj. Në fjalën e tij, kreu i LSI, Z. Ilir Meta, tha: “Unë mbështes plotësisht të gjitha propozimet e LRI-së për një administrim më transparent të Maturës Shtetërore dhe të aplikimeve për universitet në mënyrë që ky proces të jetë i pagabueshëm, dhe të bazohet fuqimisht dhe vetëm në transparencë, në gjithë përfshirje dhe në meritokraci. Ajo që na duhet është energjia pozitive, është bashkëpunimi, është një edukim më i mirë dhe më cilësor për të rinjtë tanë, është një formim profesional, dhe është mbrojtja e interesit kombëtar dhe publik në çdo vendim të rëndësishëm që politikanët marrin në Tiranë dhe në Elbasan. Në një politikë që për fat keq mbush parlamentin dhe shumë institucione të tjera ku duhet të ketë njerëz me integritet dhe jo njerëz me probleme me të kaluarën kriminale e kështu me radhë. Ndaj e vetmja zgjidhje është të gjithë të rinjtë e të rejat e Elbasanit të bëhen bashkë për t’i rikthyer traditat më të shkëlqyera këtij qyteti, në radhë të parë qytetarin, dashurinë dhe përkushtimin për dijen, për arsimin dhe njëkohësisht për të rritur kapacitetet tuaja për ta ndryshuar të ardhmen”. Ndërsa, deputetja e LSI-së, znj. Monika Kryemadhi, tha: Me këta të rinj dhe të reja, që ka Elbasani dhe Shqipëria, të cilët kanë dëshirë për të ecur përpara dhe për të zhvilluar vendin e tyre, çdo gjë është e mundur. Slogani i LSI-së është ‘Një Shans për të gjithë’, por me këta të rinj dhe të reja është një shans për Elbasanin, sepse të kesh këto djem e këto vajza kaq energjikë, kaq të mençur dhe kaq produktivë, vërtetë Elbasani e ka një shans. Kryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim, Floida Kërpaçi, u shpreh: “LRI ka marrë angazhimin për të përmirësuar procedurën e Maturës Shtetërore për të garantuar një edukim sa më të mirë për të rinjtë. Të jesh pjesë e LRI-së do të thotë të jesh në një familje të madhe ku mbizotëron solidariteti, çiltërsia, thjeshtësia, pasioni dhe dëshira për të bërë më të mirën për këtë vend. Të jesh pjesë e LRI-së do të thotë të kesh një shans për një edukim më të mirë për çdo gjimnazist të qytetit të Elbasanit.” 
Sigal