‘’Ik shporru, sharlatan”, qytetarët përzënë deputetin. Shkoi me makinë luksi dhe kostum te sheshi i Teatrit Kombëtar (Video)

375

‘’Shporru, sharlatan, ik… ‘’, këto ishin disa nga thirrjet në orët e para të mëngjesit të sotëm ndaj deputetit Kujtim Gjuzi.

Ky i fundit ka shkuar në sheshin para Teatrit Kombëtar, atje ku dhjetra qytetarë ishin duke vijuar qëndresën e tyre në mbrojtje të godinës.

Ora ka shënuar 03:20, kur një automjet tip Mercedez është ndalur në sheshin e Teatrit dhe prej andej ka zbritur Gjuzi. I veshur me kostum, deputeti është përballur me reagimin e ashpër të qytetarëve që e kanë cilësuar si provokim praninë e tij.

Video e mëposhtme tregon momentet kur qytetarët përzënë Gjuzin, ndaj të cilit janë drejtuar një seri fyerjesh.

Duhet thënë se që prej hyrjes së tij në Kuvend, nga listat e PD-së vota e Gjuzit ka qenë përherë në anën e qeverisë Rama, dhe prania e tij në sheshin e Teatrit duket thjesht një provokim i radhës, dhe një përpjekje për të fituar protagonizëm.

Video e mëposhtme tregon momentet kur qytetarët përzënë Kujtim Gjuzin: