I del “boja” dhe bie mashtrimi i “SOROS” e bijve të tij të “BIRN” për akuzat e tyre ndaj Ilir Metës

468
Nuk është hera e parë, që shpifjet e e qëllimta të “SOROS”, të shpërndarë prej “artopalantëve” të tij të paguar për kësi shërbimesh, rezultojnë të pa vërteta, të inskenuara qëllimisht për goditje sipas interesave antikombëtare e të pista, që “SOROS” prej 25 vitesh realizon edhe në Shqipëri. Kështu rezultoi edhe “trakti” i shpërndarë në disa media e portale on-line, lidhur me akuzat ndaj kreut të LSI e Parlamentit, zotit Ilir Meta, si “gjoja të përfshirë në aferat e DIA”. Këtë fakt mashtrimi të shpërndarë prej “BIRN”, të sponsorizuar e dirigjuar prej “SOROS”, Zyra e Avokatisë “Clifford Chance” e ka hedhur poshtë, duke konfirmuar “si totalisht të pavërtetë përfshirjen e zotit Ilir Meta në çështjen DIA”, duke publikuar një sqarim e saktësim të argumentuar, në një letër-dokument drejtuar Qeverisë Shqiptare, nëpërmjet kanalit televiz prestigjioz “News-24” dhe “BalkanWeb”. Në letrën e tij, zoti Tim Shcreiber, Këshilltar i OSHEE-së në arbitrazhin kundër “DIA”, thekson keqardhjen se si natyra e arbitrazhit u dhunua dhe rrodhi në drejtim të medies, duke përfshirë emrin e krye-parlamentarit Meta. Këtë shpifje skandaloze pa asnjë të vërtetë, e ka denoncuar që në momentin e parë të hedhjes në qarkullim prej “SOROS” dhe bijve të saj “BIRN” etj., N/kryetari i LSI dhe Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI zoti Petrit Vasili, duke e konsideruar si një “lojë të pisët politike, me prapavijë e përmbajtje të qartë dhe të plotë interesash financiare e antishqiptare të grupeve mafioze brenda e jashtë politikës shqiptare, me “dispeçeri” oktapodin “SOROS”, i cili kujtojmë se tashmë kuptohet, që jo pa qëllim, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013, deklaroi se “LSI do të fitonte vetëm 1%”, ndërkohë që fitoi mbi 15% të vendeve në parlament. Shqetësimin e “nguljes” dhe veprimit të “kthetrave” të “SOROS” në politikën, zhvillimet, ekonominë dhe shoqërinë shqiptare e ka denoncuar edhe kreu Sigurisë Parlamentare Shqiptare zoti Spartak Braho, i cili denoncoi skenarin “DIA”, si lojë të Dritan Priftit e Tom Doshit, dy sekserëve të 130 milionë eurove që “DIA” kërkonte t’ia zhvaste shtetit shqiptar me skenarë e presione të tipit “SOROSIAN”, lojë që dështoi me turp, konfirmuar edhe nga zyra avokatore “Clifford Chance” e cila deklaron mos përfshirjen e Ilir Metës në çështjen “DIA”. Ajo ç’ka mbetet është fakti, se të gjithë këto individë e grupe të hedhur në veprim me tekst e “foni” të komanduar nga “SOROS”, dështuan edhe në aventurën e radhës. Siç dihet, “SOROS” është futur edhe në Shqipëri si “Kalë Troje” dhe u shtri në këto 25 vite si “Oktapod”, por tashmë i demaskuar në qëllimet e veta uzurpuese edhe të ekonomisë shqiptare nëpërmjet futjes në “tentakula” të koncesioneve të shumta që ka rrëmbyer e po vazhdon të rrëmbej me firmë e vulë të shtetit shqiptar. Këtë diskreditim skenari, “SOROS” e pësoi edhe në Maqedoni, Bullgari, Rumani, Hungari, Greqi, Serbi etj prej nga u përzu me turp, vende ku ka krijuar destabilitet dhe pasurim nëpërmjet skenarëve mafioz. 
Lajmi i transmetuar në “News-24” dhe “BalkanWeb”: “CLIFFORD CHANCE” NUK KEMI GJETUR ASNJË TË DHËNË QË LIDH ILIR METËN ME DIA. AKUZAT NUK QENDROJNË. 
Ne mund t’ju sigurojmë që nuk disponojmë asnjë të dhënë që e lidh Z.Meta me veprimet korruptive të DIA-s apo të administratorëve të saj të shkuar apo aktualë”. Kështu thekson zyra e avokatisë “Clifford Chance” në një letër drejtuar qeverisë shqiptare, dokument i siguruar nga Neës 24 dhe BalkanËeb Tim Shcreiber, këshilltar i OSHEE-së në arbitrazhin kundër DIA thekson në këtë letër keqardhjen sesi natyra e arbitrazhit u dhunua dhe rrodhi në drejtim të medias duke përfshirë emrin e kryeparlamentarit. “Eshtë për të ardhur keq që natyra jo-publike e procesit të arbitrazhit është dhunuar, kur disa nga parashikimet tona rrodhën në drejtim të shtypit për arsye të ndryshme politike dhe disa përfaqësues të medias lidhën emrin e të nderuarit kryetar të parlamentit të Shqipërisë me akuzën e korrupsionit” “Clifford Chance” në këtë letër vlerësoi dhe performancën e shkëlqyer të ekipit të brendshëm të OSHEE-së duke përmendur dhe emra konkretë Letra është dërguar në adresë të ministrit të Energjitikës z. Damian Gjiknuri dhe Administratorit të OSHEE, z. Adrian Çela
Letra e plotë e Zyrës Avokatore “CLIFFORD CHANCE”
Unë po ju shkruaj në kapacitetin tim si këshilltar i OSHEE-së në arbitrazhin kundër DIA, i lidhur me cështjen e marrëveshjes së mbledhjes së borxheve mbi bazën e së cilës DIA kërkonte mbi 130 milion EURO ose OSHEE përpara Qendrës Ndërkombëtare të Arbitrazhit në Vienë (VIAC Case No. SCH-5317)
Mosmarrëveshja ishte zgjidhur që në Dhjetor 2014, por marrëveshja e zgjidhjes me mirëkuptim u sfidua nga një aksioner i supozuar i DIA-s, ç’ka çoi në procedime gjyqësore paralele në Ishujt Virgjin Britanik dhe në një vazhdim të procedimit në arbitrazh. Sikurse jeni në dijeni, Gjykata e Arbitrazhit më datë 14 Dhjetor 2015 përfundimisht deklaroi të vlefshme zgjidhjen me mirëkuptim mes palëve dhe refuzoi kërkesën e DIA-s në tërësinë e saj. Dëshiroj të përfitoj nga rasti. T’ju përgëzoj ju për këtë sukses dhe t’ju falënderoj sinqerisht për mbështetjen tuaj të vazhdueshme për mbrojtjen e OSHEE-së. Do të dëshiroja gjithashtu të vija në dukje performancën e shkëlqyer të ekipit të brendshëm të OSHEE-së: Z Rezart Ruci dëshmoi të ishte një manaxher mosmarrëveshjesh i shkëlqyer dhe me besueshmëri të lartë, i cili u kujdes për pjesën operative të mbrojtjes me një kuptim shumë të mirë për cështjet ligjore dhe gjykim të shkëlqyer në mjaft situata të vështira. Znj.Gentiana Gica kontribuoi me ide fituese për parashtrimet tona dhe njohuri të thella të çështjes; njohja e shkëlqyer e saj e gjuhës angleze ishte e pazëvendësueshme në këtë mosmarrëveshje ndërkombëtare. Të tre së bashku meritojnë meritën për ndjekjen e pakursyer të mbrojtjes së OSHEE-së. Ata me kurajo ndihmuan në zbatimin e sundimit të ligjit dhe shmangien e një dëmi të konsiderueshëm për kompaninë dhe mbi të gjitha për popullin shqiptar. Siç është tipike në raste të tilla, ne na është dashur të merremi me fakte, supozime dhe dyshime të ndryshme. Kokëfortësia e gënjeshtrave të prezantuara nga oponentët na detyruan ne të reagojmë, por në të kundërt të asaj çka pala tjetër ka supozuar pas rrjedhjes së informacionit të vizitës tonë tek prokurorët në Tiranë, në tetor 2013, ne nuk kemi bërë asnjë akuzë të pagjetur. Në këtë dritë është për të ardhur keq që natyra jo-publike e procesit të arbitrazhit është dhunuar, kur disa nga parashikimet tona rrodhën në drejtim të shtypit për arsye të ndryshme politike dhe disa përfaqësues të medias lidhën emrin e të nderuarit kryetar të parlamentit të Shqipërisë me akuzën e korrupsionit. Kjo gjë ka qenë qartësisht e pajustifikueshme mbi bazën e parashikimeve tona. Ju do të kuptoni që ne na duhej të qëndronim të tërhequr nga reagimi në detaje ndaj supozimeve të tilla të medias, në këndvështrim të procedurave në vazhdim të arbitrazhit, por ne mund t’ju sigurojmë që nuk disponojmë asnjë të dhënë që e lidh Z.Meta me veprimet korruptive të DIA-s apo të administratorëve të saj të shkuar apo aktualë. Në çdo rast, përfshirë përpjekjen e fundit frenetike të oponentëve të OSHEE-së, për të shkaktuar konfuzion publik, ato dështuan dhe procedimi përfundoi me dhënien e vendimit përfundimtar të arbitrazhit me datë 14 dhjetor 2015. Unë dhe njëherë ju përcjell përgëzimet e të gjithë ekipit të Cliffort Chance-ishte një nder të shërbenim në këtë rast. 


Sigal