Izraeli-Ankarasë: ISIS është ngritur me paratë e Turqisë

478
Zyrtarët e Izraelit kanë lëshuar akuza të drejtpërdrejta në drejtim të qeverisë së Ankarasë, duke deklaruar se Shteti Islamik është ngritur nga paratë e Turqisë. Për mediat është prononcuar ministri i Mbrojtes së Izraelit, Moshe Yaalon, i cili tha se Turqia ka kryer për një kohë të gjatë tregti të jashtëligjshme të naftës me ISIS, si dhe nuk ka bërë mjaftueshëm për të parandaluar militantët e kësaj organizate tërroriste për të depërtuar në Europë.
“Ashtu sikurse ju mund t’a dini, Shteti Islamik i ka shijuar paratë e Turqisë për një kohë të gjatë, duke shfrytëzuar tregtimin e naftës kontrabandë. Gjithashtu më duhet të them se ata nuk kanë bërë përpjekje të mjaftueshme për të parandaluar kalimin e terroristëve drejt Europës, për shkak të infrastrukturës së dobët. Tashmë është në dorën e Turqisë dhe të lidershipit të Ankarasë. Ata duhet të vendosin nëse duan që të luajnë një rol specifik në luftën kundër terrorizmit, pasi deri më tani, kontributi i tyre ka qenë minimal.”
Kjo nuk është hera e parë që Turqia akuzohet për përfshirje në tregtinë e naftës me ISIS. Më herët këto akuza kanë ardhur edhe nga Rusia. Megjithatë, Ankaraja ka përgënjeshtruar pas çdo rasti, duke thënë, vendi vijon të mbetet i vendosur në luftën kundër-terrorizmit.
Sigal