“Huffington Post”, gazeta më e madhe në SHBA, kundër qeverisë shqiptare

472
Sigal

Miliona dollarë të drogës për të blerë zgjedhjet, gjyqtarë, gazetarë dhe prokurorë


Gazeta Telegraf/

Shqipëria, një vend i vogël në Evropën Juglindore, është bërë epiqendra e tregtisë evropiane të drogës, veçanërisht për marijuanën. Kjo nuk duket aspak surprizë. Ky aktivitet ka forcuar rritjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit politik, në një vend që tashmë përballet me shumë sfida të brendshme. Ajo që e bën situatën unike janë akuzat e Partisë Demokratike se zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit janë të lidhur ose kanë përfitime nga tregtia e drogës. Kryeministri Edi Rama ka qenë vazhdimisht i akuzuar se ka dështuar për të ndalur rolin që ka Shqipëria në tregtinë e drogës në Evropë. Dhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka qenë i akuzuar si i përfshirë në trafikun e drogës. Këto akuza shtrojnë pyetjen: Çfarë mund ta motivojë elitën qeverisëse të Shqipërisë që të shkëputet nga bota e errët e krimit të organizuar dhe trafikut të drogës? Ndoshta ata qëndrojnë për të fituar personalisht. Kjo është pjesë e një plani më të gjerë për të mbajtur pushtetin. Shqipëria vuan nga korrupsioni politik dhe ekonomik më shumë se sa pjesa tjetër e Ballkanit. Miliona dollarë mund të blejnë gjyqtarë, gazetarë dhe prokurorë për të ndihmuar për të fituar fushatën elektorale në të ardhmen. Në fillim të këtij muaji, një pilot italian, Guido Guidi u përplas me avion në një fushë në veri të Tiranës. Më herët gjatë këtij viti, autoritetet greke akuzuan qeverinë shqiptare për mbrojtjen e Klement Balilit, një biznesmen shqiptar që ka qenë zyrtar në administratën lokale të Sarandës. Klement Balili është i dyshuar për financimin e trafikut të drogës nga Shqipëria në Evropën Perëndimore. Vitin e kaluar autoritetet shqiptare pohuan se kanë shkatërruar 99.2% të marijuanës në vend. Kjo duket pak e çuditshme. Tashmë policia thotë se këtë vit ka shkatërruar 1.7 milionë rrënjë kanabis sativa, që mesa duket është 3 herë më shumë se vitin e kaluar. Në shumë mënyra, Shqipëria duket se i përshtatet këtij lloji aktiviteti të paligjshëm. Megjithatë, Shqipëria ka shumë për t’u krenuar. Vendi u bë anëtar i NATO me të drejta të plota në vitin 2008. Në vitin 2014 u bë kandidat zyrtar për t’u anëtarësuar në BE. Por niveli i korrupsionit që buron nga elita politike dhe roli i vendit në trafikun e drogës në Europë, duhet të shqetësojnë autoritetet në Uashington DC dhe në të gjithë Europën.