Veliaj: Ata do merren me familjet tona, ne do merremi me familjet e Farkës

509
Kandidati i ASHE-ë për Bashkinë e Tiranës Erion Veliaj prezantoi sot programin në zonën e Farkës. Gjatë fjalës së tij Veliaj premtoi se do hiqet dogana për produktet e vendit që prodhohen në rrethinat e Tiranës dhe se do largojë nga Bashkia “gangësterët si Florenc Hoxha”. Veliaj gjithashtu premtoi se do ngrejë një qendër këshillimi për fermerët. “Për herë të parë në bashkinë e Tiranës do të ngremë një qendër të agronomisë dhe veterinarisë për të ndihmuar fermerët. Do kemi qendra për të grumbulluar produktet bujqësore për Farkën dhe për të gjithë zonën e Tiranës”, tha Veliaj.
Më tej ai theksoi se Tirana është qyteti më i ndotur. Ai ka sulmuar ish kryeministrin Sali Berisha, kreun e Bashkisë Lulzim Basha dhe kandidatin opozitës duke theksuar se nuk janë në gjendje të rregullojnë lagjet e tyre. “U munduan të na mbanin nja dy javë me barsoleta. Kur e panë që sondazhet i nxorën me kokë poshtë doli Saliu dhe thamë o zot nga kush kemi shpëtuar. Kur doli hodhi baltë mbi çdo familje. Ata do merren me familjet tona ne do merremi me familjet e Farkës. Boll e patëm një familje që sundoi 8 vjet. Shkova te lagja e doktorit të madh dhe ishte komplet e shkatërruar, meendova doktori i madh është pak i luajtur dhe se ka mendjen te lagja. Atëher shkova tek doktori i vogël ku e vetmja gjë që shkëlqente ishte klinika e tij që kishte bllokuar gjysmën e rrugës ku nuk mund të kaloj zjarrfikësja. Atëher shkova në lagjen e Lulit. Këta nuk janë në gjendej të rregullojnë lagjet e tyre”, u shpreh Veliaj.
Veliaj ndërsa tha se ka disa kohë që të djathtët i kanë kopjuar programin u ndal në disa pika se si ai do të qeverisë Tiranën dhe komunat që i takojnë. Është sot e pafalshme që ata që vijnë si turistë kanë mundësi të bëjnë xhiro tek livadhi i Skënderbeu.
Sigal