Hafizi: Ndihem e kërcënuar pas incidentit të Blushit

64
Disa prej emrave të njohur të PS-së janë kundër referendumit që propozoi kryeministri Edi Rama për zgjidhjen e çështjes nëse do ketë zgjedhje për kreun e PS ose jo. Më e ashpër ishte Arta Dade që tha që nëse nuk zbatohen rregullat do dorëzoje teserën, por edhe Mimoza Hafizi ka reaguar ashpër. Deputetja, Mimoza Hafizi, ka thënë se ndjehet e kërcënuar pas incidentit të Ben Blushit në Elbasan. “Dënoj incidentin me Blushin në Elbasan. Ndihemi të kërcënuar pas ngjarjes. Rama duhet të na kërkojë falje”.