Dade: Po nuk u zbatua statuti do lë testerën e PS

490
Deputetja e PS, ndër deputetet më të vjetra në Partinë Socialiste ka kërcënuar sot në asamble se nësë nuk do të zbatohet statuti në parti ajo është gati të lërë testerën e PS. “Do pres ka kohë nga kongresi deri në zgjedhjen e kryetarit. Nëse nuk zbatohen rregullat unë do të vë në dyshim testerën e Partisë Socialiste. Me këtë statut mua më bie radha të kandidoj pas 12 vitesh, s’mund të nxirren pengesa me mbledhje firmash”, ka thënë Dade. Sakaq, deputeti Bashkim Fino i pyetur për deklaratën e koleges Dade ka thënë se statuti nuk përdoret për të kërcënuar. Vetë kreu i PS Edi Rama pas fjalimit ku propozoi referendum brenda PS-së për zgjedhjen e kryetarit është larguar menjëherë.
Sigal