Gjosha: Bojktoti i opozitës pengon integrimin, vendi i saj në Kuvend

364
Sigal

TIRANE – Bojkoti prej mëse 3 muajsh që opozita i ka bërë veprimtarisë parlamentare, pengon procesin e integrimit europian të vendit, andaj pjesëmarrja e saj për debat politik në Kuvend është e domosdoshme. Me këtë apel të ripërsëritur të qeverisë, Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha i kërkoi opozitës të vendosë anxhendën e integrimit mbi atë politike. Në një konferencë të posaçme për mediat, pasi Shqipëria u njoh me raport-progresin e Komisionit Europian, Gjosha vecoi reformën në drejtësi si thelbësore për të cilën duhet gjithëpërfshirje. Sipas ministres së Integrimit, ulja e të gjitha palëve në tryezën e drejtësisë të thirrur nga Nishani më 6 tetor, tregoi se fryma bashkëpunuese mes qeverisë dhe opozitës, nuk është e pamundur. “Duhet të jemi të vetëdisjshëm se puna që na pret është më e madhe se ç’kemi kryer. Procesi i integrimit realizohet hap pas hapi, është kompleks dhe kërkon kohë. Qeveria ka angazhim të palëkundur për të bashkëpunuar me të gjithë aktorët që të garantojmë gjithëpërfshirjen. I bëj thirrje palëve të vendosin axhendën e integrimit mbi axhendën politike. Për përmbushtjen e 5 prioriteteve do të ngrihen grupe pune. Reforma në drejtësi mbetet thelbësore dhe fryma e tryezës së 6 tetorit duhet të vazhdojë me tej me bashkëpunimin me organizatat ndërkombëtare. Do vijojmë reformën në adminsitratën publike, luftën kundër korrupsionit. Për diaolog me opozitën e kemi ftuar shpesh herë sepse vendi ku zhvillohet debati politik është parlamenti, ku të gjithë deputetët janë zgjedhur nga qytetarët shqiptarë. Jemi të hapur të bisedosmë për cdo kërksë të saj, që një opozitë të jetë e fotë ka nevojë për qeverinë dhe ne kemi nevojën për opozitën që të ndërmarrim reforma. Reforma në drejtësi ka treguar që nuk është e pamundur të diskutohet për cështje konkret”, tha Gjosha.