GJERMANIA I THOTË “PO” KRIMIT GJIGANT, 3 SHTETE I SHUAJNË SHPRESAT SHQIPËRISË

244

Qeveria Gjermane nëpërmjet ambasadores së saj në vendi tonë e ka konfirmuar zyrtarisht, votën pro hapjes së negociatave për Shqipërinë.

Sipas saj vendimi i qeverisë gjermane është një “Po” me kushte. Ndërsa më tej ajo është shprehur se ky vendim pritet të ratifikohet nga Buntestagu javën që vjen.

“Qeveria gjermane e ka marrë vendimin për negociatat me Shqipërinë. Parlamenti gjerman do të vendosë javën e ardhshme. Vendimi i qeverisë është një “Po”, por me kushte. Gjermania ka vendosur që të jetë në favor të hapjes së negociatave. Por ne kërkojmë që përpara mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare ne duam të shohim të realizuar disa kushte që duhen plotësuar. Por siç iu thashë ky vendim ende duhet të konsultohet me Buntestagun dhe më tej duhet të konsultohet me shtetet e tjera anëtare”.

Ndërsa një veto e mundshme nga ana e shtetit holandez duket se është konfirmuar dje nga parlamenti i këtij vendi. Një gjë e tillë do ta bënte të pamundur një votim të ministrave të Jashtëm evropianë të martën dhe aq më tepër që kjo çështje t’u kalojë krerëve të qeverive me 28-29 qershor.

Ndërkohë nga ana tjetër shtypi evropian shkruan se Franca është në një linjë me Holandën dhe Danimarkën në faktin që hapja e negociatave me Shqipërinë në këto momente është e parakohshme.

Ndërkohë në një intervistë  ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se lufta kundër krimit e korrupsioni, Reforma në Drejtësi, si dhe ajo Zgjedhore, sipas tij janë pengesat për hapjen e negociatave me Shqipërinë, teksa një javë na ndan nga vendimi i Brukselit.

“Gjermania ka vendosur një dekalog kushtesh për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Parlamenti holandez me një term ushtarak urdhëron qeverinë e tij që të bllokojë hapjen e negociatave me Shqipërinë. Franca është absolutisht e prerë me qëndrimin e saj, është kundër hapjes së negociatave “

I prerë është edhe për çështjen e emigrantëve, pas të cilës thonë se fshihen interesa të mafias në trafikun e qenieve njerëzore.

“Shqiptarët nuk mund të pranojnë që të shndërrojnë vendin e tyre në një arenë krimi ndërkombëtar gjigand ku flotiljet e mafias shqiptare prej 300 gjerë në 500 anijesh të shpejta, të fillojnë transportin dhe mbytjen e tyre në det për qëllime pasurimi. Kjo është e vërteta, por unë kam besim se udhëheqësit europianë nuk kanë harruar premtimin e Edi Ramës për armët kimike. Të njëjtin fat do ketë”.

Më së shumti e shqetëson marrëveshja e detit me Greqinë, të cilën e sheh si copëtimin e dytë që i bëhet trojeve shqiptare.

“Kjo që po gatuan Edi Rama me ditëzi Bushatin është një copëtim i ri i trojeve shqiptare, e cila mund të ndezë flakët e një konflikti ballkanik po u ec në këtë mënyrë”.