Mirela Karabina: Diferencat mes dy Kryeministrave për arsimin

356
Sigal

Ish-ministrja e Arsimit, Mirela Karabina përmes një postimi në facebook, ka bërë një krahasim të dy kryeministrave në detyrë, Kryeministrit Edi Rama në Shqipëri dhe Albin Kurtit në Kosovë.

Karabina shkruan se ndryshe nga njëri-tjetri, Albini dhe Edi kanë qasje të ndryshme për sa i përket arsimit.

“Kryeministri i Kosovës mbështet mësuesin, Kryeminstri i Shqipërisë e ndëshkon atë”,-shprehet Karabina.

Postimi i plotë:

Dy kryeministra, të dy shqiptarë, për të njëjtën situatë qasje krejtësisht të kundërta për arsimin.
-Qeveria e Albin Kurtit vendosi pagë shtesë nga 150-300 euro në muaj për mësuesit të cilët janë të përfshirë drejtpërdrejtë në prodhimin e video-materialve online për nxënësit e tyre.
-Qeveria Edi Ramës vendosi ndalesë në pagë për mësuesit për orët suplementare, meqenëse mësimi u zhvillokërka në kushtet e shtëpisë dhe 4 ditët e festave në muajin Mars, meqenëse nuk qenka realizuar norma javore.
-Kryeministri i Kosovës ka prioritet dinjitetin e mësuesit,Kryeminstri i Shqipërisë shpërfilljen dhe shkeljen e tij.
-Kryeministri i Kosovës mbështet mësuesin, Kryeminstri i Shqipërisë e ndëshkon atë.
Kryeministri ynë harron që nuk është çështje dëshire kjo, por detyrim, puna e bërë duhet paguar!