Gerti Bogdani: Opozita, në anën e qytetarëve dhe jo të taksidarëve!

529
Sigal

Ish-deputeti i PD, Gerti Bogdani, shkruan se “Kuksianët kanë të gjithë drejtën e Zotit të thonë që të tyren e bënë, një çerek beteje e fituan, duke ulur çmimin për vete, duke qenë se atë ditë, kur dogjën trarët e koncesionit/korrupsionit, ne i lamë në baltë”. Bogdani shkruan se barra për t’i bërë ballë korrupsionit të koncesionit të taksidarëve, i takon opozitës. Gerti Bodgani: A do triumfojnë sot taksidarët? Kuksianët kanë të gjithë drejtën e Zotit të thonë që, të tyren e bënë, një çerek beteje e fituan, duke ulur çmimin për vete, duke qenë se atë ditë, kur dogjën trarët e koncesionit/korrupsionit, ne i lamë në baltë! Pjesa tjetër mund të thotë që një herë në vit do i paguajë 10 Euro vajtje ardhje, se s’na bie rruga nga Kukësi, Hasi, Tropoja apo Kosova; plus që jemi të lodhur nga radha për të blerë aparatet digjitale! -S’ka gjë, se e kemi paguar njëherë rrugën e Kombit me paratë tona! -S’ka gjë, se lidh fizikisht e shpirtërisht Shqipërinë me Kosovën! Atëhere, kujt i bie barra sot t’i bëjë ballë korrupsionit të koncesionit të taksidarëve?! Normalisht, përgjigja është vetëm një: OPOZITËS!!!

Së pari, sepse duhet të jetë në anën e qytetarëve dhe jo taksidarëve!

Së dyti, sepse duhet të jetë në ballë të luftës ndaj korrupsionit dhe varfërimit ekonomik të shqiptarëve dhe ka rast ta tregojë me vepra dhe jo fjalë!

Së treti, sepse Rruga e Kombit është xhevahiri i qeverisjes 8 vjeçare të PD-së!!!