Presidenti Meta sot bën vizitë në Vatikan: Papa Francesku mbështetës i madh i Shqipërisë

561
Sigal

Presidenti i Republikës, Ilir Meta do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Vatikan, ku do të pritet në një audiencë të veçantë nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku. I pyetur se çfarë pret nga kjo vizitë në Vatikan, Presidenti Meta është përgjigjur se: ‘Ne falënderojmë Atin e Shenjtë për vëmendjen e veçantë që ka pasur për Shqipërinë dhe mbështetjen për bashkëjetesën tonë shembullore fetare. Mbi të gjitha vendi ynë është vendi i Shenjtores Nënë Terezë dhe i Kardinalit Ernest Simoni-Troshani, i martirizuar për dekada në burgjet komuniste bashkë me dhjetëra klerikë të tjerë’.