Ministri Bledi Çuçi: Rregulla strikte dhe një ligj i posaçëm mbi legalizimin e kanabisit që do përdoret për qëllime mjekësore

228
Bledi Cuci, duke folur gjate nje mbledhje te Keshillit te Mandateve dhe Rregulloreve i cili eshte mbledhur per te shqyrtuar kerkesen e Prokurorise se Krimeve te Renda per heqjen e imunitetit dhe dhenien e autorizimit per arrestimin e ish ministri i Brendshem, Saimir Tahiri./r/n/r/nLawmaker Bledi Cuci, speaks during the meeting of the Parliamentary Committee on Mandates and Regulations which is due to review the Prosecution's request to remove the immunity of former Interior Minister Saimir Tahiri and authorize his arrest.
Sigal

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi deklaroi se lufta kundër kanabisit do shënojë progres këtë vit dhe do të hiqet nga lista e shqetësimeve që lidhet me sigurinë në Shqipëri. Pas mbledhjes së qeverisë, ministri Çuçi, iu përgjigj interesit të medieve në lidhje me luftën kundër kanabisit dhe legalizimin për qëllime mjekësore.

Ai u shpreh nuk ka lidhje fare kultivimi i kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale me kultivimin e kanabisit për qëllime të tjera.

“Ne do të përgjigjemi edhe për miratimin që morëm nga Këshillimi Kombëtar për ta legalizuar mbjelljen, kultivimin dhe përpunimin e kanabisit për qëllim mjekësor dhe industrial dhe këtë gjë do ta bëjmë me një ligj të posaçëm dhe ky ligj do të përcaktojë rregulla strikte për mënyrën sesi mbillet, si merret licenca, dhe për bashkëpunimin me vende të tjera apo kompani të tjera të njohura që operojnë në këtë fushë. Kështu disiplinimi do jetë shumë strikt dhe nuk do të ketë fare të bëjë me një hapësirë për çdokënd që do të mbjellë në mënyrë të jashtëligjshme kanabis”, tha ai.Në lidhje me takimin me drejtuesit e qarqeve, Çuçi tha se këto janë takime rutinore.

“Këtë radhë ishte për të monitoruar dhe frenuar në gjithë territorin e Shqipërisë, që ky fenomen të jetë drejt zhdukjes, pra, fenomeni i kultivimi i kanabisit. E bëjmë në këtë kohë, sepse është momenti kur fillojnë dhe mbjelljet e kanabisit. Besoj se duke u nisur dhe nga rezultatet pozitive të një viti më parë, ky vit do shënojë progres në lidhje me këtë fenomen, që sigurisht është fenomen që ka qenë shqetësues, por po hiqet nga lista e shqetësimeve që lidhet me sigurinë në Shqipëri”, theksoi Çuçi. Çuçi shprehu se për këtë pasojë do të bazohen në eksperiencën që kanë vendet e OECD lidhur me këtë çështje.“90% e vendeve e OECD e kanë legalizuar. Këto vende me standard perëndimor e kanë të legalizuar jo vetëm për qëllime mjekësore e industrial por dhe për qëllime rekreative. Prandaj nuk ka nevojë për studim të thelluar në këtë pikë kur çdo vend perëndimor, po themi, tashmë e kanë të legalizuar dhe dihet ndikimi në ekonomi të kultivimit dhe përpunimit të kanabisit për qëllime mjekësore dhe industrial”.