Forumi për bujqësinë, Panariti: Politikat bujqësore duhet të mbështesin sektorin në rritjen e aftësisë konkurruese të saj

411
Sigal

Gazeta Telegraf/ Ministri i
Bujqësisë Z.Edmond Panariti, mori pjesë në Forumin e Politikave Bujqësore për
Mbështetjen dhe Zhvillimin e Politikave në Europën Jug-Lindore, i organizuar
nga Komisioni Europian dhe Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe
Administrimit të Ujërave.
Gjatë fjalës së tij, në çelje të
forumit që do të mbahet nga 11 – 14 tetor 2016, Ministri Panariti deklaroi se,
“politikat bujqësore duhet të mbështesin sektorin në rritjen e aftësisë
konkurruese të saj, por ajo do të arrijë vetëm atë funksion në qoftë se është
reale dhe e bazuar në fakte e nevojave reale”.
“Në mënyrë që të jemi në gjendje
për të bërë politika të bazuara në prova, ne, krijuesit e politikave, nevojitet
të kemi mbështetje nga të gjithë ju: fermerët, ekspertë, bizneset, organizatat
e shoqërisë civile, si dhe institucionet e BE-së, që bashkërisht të shqyrtojmë
situatën, nevojat, trendet, sfidat, kërcënimet, domethënë, të siguromë prova
mbi bazën e të cilit ne, politikanët, duhet të ndërtojmë politikat tona”,
theksoi Ministri i Bujqësisë.
Më tej, duke folur për sektorët
bujqësorë, që sipas deklaratës së ministrit, në të gjitha ekonomitë në Evropën
Juglindore janë të vegjël në krahasim me shumicën e vendeve dhe tregjeve që na
rrethojnë, “ky forum ka rëndësi të madhe. Kjo është një mundësi shumë e veçantë,
kur më shumë se 100 përfaqësues përkatës nga ministritë, institutet kërkimore,
bizneset, OJQ-të, organizatat ndërkombëtare dhe fermerë nga e gjithë Evropa
Juglindore, por edhe nga vendet anëtare të BE dhe KE të punojnë së bashku për
të dalë me rekomandime për politikat më të mira në rajon në fushën e bujqësisë
dhe zhvillimit rural”.