Basha: Bandat po diktojnë vendimet politike

482
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha sot pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat se qeveria ka vendosur të jetë avokate e Emiljano Shullazit. Basha tha se Partia Demokratike do të inkurajojë prokurorinë të vijojë hetimet për Emiljano Shullazin dhe ti shtrijë ato më gjerë për të goditur “Shullazët” e tjerë. Ai u shpreh se PD do të bëjë të mundur që ky të jetë hapi i parë i drejt Reformës në Drejtësi, reformë që sipas Bashës nuk është e mirëpriur nga Edi Rama.
“Do ndjekim cdo hap që qeveria po hedh për ti dhënë mbështetje bandave. Kjo qeveri ka vendosur të jetë avokate e Emiljano Shullazit. Kanë kërcënuar dëshmitarit e ngjarjes por Partia Demokratike do të bëjë të mundur që kjo pikë kthese të jetë hapi i parë drejt Reformës në Drejtësi. Kjo tregon se Edi Rama nuk e do këtë reformë. Ne i bëjmë thirrje prokurorisë të vijojë hetimet për Shullazin dhe për bandat e tjera të lidhura me qeverinë”, tha Basha
Sigal