Dialogu social, kyç në zgjidhjen e problemeve në Shqipëri

589
Zoti Kasmi realizimi dhe post realizimi i seminarit tre ditor që u mbajt për herë të parë në Shqipëri Seminari Studimor Ndërkombëtar, “Vendet e Europës mesdhetare dhe dialogu social: sfidat e punës, imigracioni dhe kohezioni social për të ndryshuar modelin e shoqërisë”? Një event i cili u realizua me iniciativë të sindikatës SAUATT (Sindikata Autonome e Ushqimit Agrikulturës Tregtisë dhe Turizmit). 
Kjo ishte për sindikatën tonë dhe për vendin tim, ishte një arritje shumë e madhe, të realizohet një konferencë e tillë me përmasa kaq të mëdha. 
Duke menduar që ju zoti Kasmi mundët të sillnit ndërkombëtarët….
Ishte vlerësimi që patën ndërkombëtarët për sindikatën tonë dhe për vendin tim. Aty kishte pjesëmarrës nga 15 vende të Bashkimit Europian. Kishte që nuk e njihnin Shqipërinë, dha ata u entuziazmuan për arritjet për zhvillimet që ka bërë Shqipëria në këto 25 vitet e fundit. Vlerësimi që bënë për vendin tonë, për sindikatën tonë si dhe marrëdhëniet shumë të mira që kishim neve në atë trekëndëshin, shtet punëmarrës dhe punëdhënës, sepse kishte përfaqësues nga qeveria shqiptare, deputet, kryetar të biznesit, apo fermerëve e prodhuesve të bukës, pra kishte një pjesëmarrje nga të gjitha komponentët. 
Presidenti i MCL, Carlo Costalli, në një intervistë për gazetën “Telegraf”, vendosi theksin tek dialogu social dhe hapat që duhet ndërmarr shqipëria për të bërë të mundur sheshimin e problemeve sociale si emigrimi dhe punësimi. Mungon kjo në Shqipëri dhe si mund rregullohet në të mirën e vendit?
Costalli është një figurë unike. Ai vjen për herë të dytë në Shqipëri, i ftuar nga sindikata jonë, dhe ata marrin të gjithë barrën e organizimit të këtij aktiviteti. MCL ka bashkëpunuar shumë me sindikatën tonë dhe dëshiron që të përfshihet dhe Shqipëria si pjesë e bashkimit evropian, që mbi të gjitha edhe në Shqipëri të funksionojë dialogu social, që është bazë për zhvillimin dhe partneritetin që është baza e gjithçkaje. Dhe kjo konferencë qe një arritje e shkëlqyer. Costalli edhe në takim që pati me drejtues të qeverisë, me ministrin Blendi Klosi i dha një mbështetje totale, me të. Po kështu u trajtua edhe çështja e pensioneve të shqiptarëve që jetojnë në Itali. Duhet të falënderoj Carlo Costallin, Piergiorgio Sciacqua, Tonino Inchingoli. Por e gjitha kjo u realizua me organizatën më të madhe europiane siç është EZA, me qendrën evropiane të punonjësve me president Bartho Pronk, ish europarlamntar. Ishte i pranishëm dhe presidenti i ‘Fondacionit Humanizëm për Demokraci’, me qendër në Spanjë me të cilin kemi më se 15 vite që bashkëpunojmë. Të cilët kanë organizuar projekte në drejtim edhe të biznesit edhe të çështjes së ngritjes profesionale dhe intelektuale të gruas. Morën pjesë shumë personalitete që vlerësuan rolin që ka dhënë Shqipëria ndër vite. Në të ardhmen ata do të realizojnë projekte në drejtim të ngritjes së biznesit të gruas dhe të rinjve. 
Si u finalizua ky aktivitet?
Ishin rreth 50 persona mes tyre patëm nderin që të kishim ambasadoren e Spanjës në Shqipëri një gra fisnike që u tregua shumë e gatshme të bashkëpunonte me ne, ambasadorin e Italisë në Shqipëri, dhe të tjerë që u mahnitën dhe nga mikpritja jonë. shpresojmë që edhe në të ardhmen të organizojmë aktivitete të tilla. 
Cila është sindikata SAUATT (Sindikata Autonome e Ushqimit Agrikulturës Tregëtisë dhe Turizmit? 
Sindikata Autonome e Ushqimit Agrikulturës Tregëtisë dhe Turizmit është themeluar në 27 prill 1992. funksionimi i kësaj sindikate është e mbështetur në këto shtylla: Është Kongresi i cili zgjedh Këshillin Kombëtar dhe Presidentin. Në këshilli kombëtar bëjnë pjesë Presidenti sekretari i përgjithshëm kryetari i forumit të gruas dhe kryetari i forumit të rinisë. Shtrin veprimtarinë e saj fushat shoqata e prodhuesve të bukës, shoqata e fermerët, ku bëjnë pjesë fermerët e vetë punësuar, agropërpunimit, fabrikat miellit, fabrikat e peshkimit, fabrika e lëngjeve, sektori i tregtisë, tregtarët e vegjel, të vreshtarisë, është shoqata e kulinarisë, të traditës së unionit turistik shqiptar, ku bëjnë pjesë agjencia turistike, guidat etj. Këto janë në sektorin privat. Kurse në sektorin shtetëror, që nga viti 1996 e deri më sot ne kemi nënshkruar kontratë me Ministrinë e Bujqësisë dhe me Ministrinë e Mjedisit. Pra të gjithë punonjësit e këtyre ministrive që janë në terren, janë anëtarë të sindikatës sonë, pra rreth 340 punonjës. Brenda SAUATT kemi një marrëdhënie të shkëlqyer, ndaj edhe kemi një bashkëpunim kaq të frytshëm. Dua t’i falënderoj për gjithçka që kanë bërë të mundur. Kemi një bashkëveprim me njëri-tjetrin. Dua të falënderoj mbështetësit e mi kryesor siç janë Islam Tarelli kryetar i përgjithsëm, Arben Malaj zv. Presidenti, Arta Saraçi, shtu siç ka emrin edhe është, Izmir Bushaj, kryetar i forumit të Rinisë, Florian Jubani kryetar i komisionit të kontrollit dhe vizionit, siç ka emrin ashtu është, këshilltari Kristo Miçaçi, pra kemi një bashkëveprim me njëri-tjetrin. 
Sa punonjës ka sot?
Sot ka më pak punonjës për shkak të ristrukturimit të ministrive dhe kjo sindikatë ëshët e vetmja që funksionon në të dyja këto ministri. Kontrata aktualisht është deri në vitin 2017.
Cili është qëllimi i sindikatës SAUATT (Sindikata Autonome e Ushqimit Agrikulturës Tregtisë dhe Turizmit? 
Qëllimi i është sindikatës SAUATT është të mbrojtja e interesave ekonomike, sociale të këtyre punonjësve. Është e mbështetur kryesisht në dialogun social. Ne kemi vendos në kolonat e sindikatës sonë që çelësi kyç me organizatat e punonjësve do të jetë gjithmonë dialogu dhe partneriteti. Nëqoftëse misioni i punëdhënësit është të rrisë sa më shumë biznesin e vetë, edhe neve na intereson kjo punë. Sepse duke u rritur biznesi, duke u rrit teknologjia ata do të shtojnë numrin e punonjësve. Kështu realizohet misioni jonë. 
Intervistoi: Klaudia Malaj 
Sigal