“Forca e ligjit”, firmoset marrëveshje mes Prokurores së Përgjithshme dhe ministrit të Brendshëm

620
Në marrëveshjen e nënshkruar ditën e djeshme mes Prokurores së Përgjithshme të përkohshme dhe ministrit të Brendshëm theksohet: “Prokuroria e përgjithshme do të krijojë seksione të posaçme pranë Krimeve të Rënda dhe në prokuroritë e rretheve për hetimin e krimit dhe korrupsionit. Personat që do të jenë pjesë e këtij seksioni do të kalojnë më parë në verifikim nga SHISH-ILDKP dhe DSIK. Prokurorët do të caktohen brenda 5 ditëve, ndërsa do të bashkëpunojnë me operacionin ‘Forca e Ligjit’. Ndërsa Ministria e Brendshme do të sigurojë mjediset, mjetet dhe personelin ndihmës për prokurorët. Ministria duhet të sigurojë automjetet, por edhe sigurinë për prokurorët dhe familjen e tyre”. Marrëveshja është e fokusuar në rritjen e eficiencës në luftën ndaj krimit, vetingun dhe sistemin e drejtësisë. Kjo është marrëveshja e parë e nënshkruar nga Marku që pas marrjes së detyrës. Personat që do të jenë pjesë e këtij seksioni do të kalojnë më parë në verifikim nga SHISH-ILDKP dhe DSIK. Prokurorët do të caktohen brenda 5 ditëve, ndërsa do të bashkëpunojnë me operacionin ‘Forca e Ligjit’. Kryeprokurorja Arta Marku deklaroi: “Prokuroria e Përgjithshme dëshmon me këtë marrëveshje garancinë e plotë në zbatim të ligjeve dhe në respekt të Kushtetutës, për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin në çdo nivel dhe ndaj cilitdo. Me këtë marrëveshje dëshmojmë gjithashtu se do t’i përmbahemi plotësisht bashkëpunimit në kuadër të operacionit ‘Forca e Ligjit’.” Hapësira e veprave penale që janë objekt i kësaj Marrëveshjeje, mbetet kompetencë lëndore e Prokurorisë për Krime të Rënda dhe prokurorive të rretheve gjyqësore me juridiksion të zakonshëm.
Sigal