Flasin Hazizaj dhe Cakrani/ Mungesa e Gjykatës së Lartë cënon sigurinë juridike të mandatit të kryebashkiakëve. Të bëhen zgjedhje të reja

437
Sigal

Av. Kujtim Cakrani: Vendimi i gjykatës së Durrësit rrezikon sigurinë juridike

Me këtë që ndodhi në gjykatën e Durrësit, ku e njëjta kërkesë me të njëjtin kërkues dhe të njëjtin objekt, rishqyrtohet pas dy ditësh, pasi vendimi i parë nuk ishte në favor të palës kërkuese! Ky veprim i hap rrugën dhe mundësitë gjithë ata që kanë humbur proceset gjyqësore apo s’janë dakord me vendimin e gjyqtarit mund ta rihapin përsëri çështjen me një gjyqtar tjetër, deri sa ta fitojnë atë! Si precedent mund t’i referoheni vendimit të sotëm të gjyqtarit të Durrësit! Po ku jeni ju mor konstitucionalistë, avokatë dhe juristë pse nuk dilni të flisni në mbrojtje të sigurisë juridike? Shtetit ligjor dhe atij të së Drejtës! Apo keni frikë nga partia e Miladinit! Hak keni, sepse ata të heqin qafe. Shembujt i kanë dhënë…

Konstitucionalistit Sokol Hazizaj: Në mungesë të Gjykatës së Lartë, në bashki duhet të zhvillohen zgjedhje të reja

Konstitucionalisti Sokol Hazizaj pohon se dekreti i Presidentit të Republikës për 13 tetorin sio datë e zgjedhjeve lokale nuk ka nevojë të publikohet në gazetën zyrtare, sepse është akt i përgjithshëm normativ. Ndërsa, për vendimin e gjykatës së Tiranës, e cila shpalli moskompetencën e saj për të shqyrtuar kërkesën e kryebashkiakut të Vorës nga zgjedhjet e 30 qershorit, konstitucionalisti Sokol Hazizaj, thotë se në mungesë të Gjykatës së Lartë, duhet të bëhen sërish zgjedhjet në atë bashki.

Konsitutucionalisti Sokol Hazizaj: Dekreti i Presidentit për 13 tetorin është Akt i Përgjithshëm normativ

Edhe pse kanë kaluar 23 ditë nga shpallja e dekretit të Presidentit të Republikës Ilir Meta për përcaktimin e zgjedhjeve vendore në datën 13 tetor ky vendim ende nuk është publikuar në Fletoren Zyrtare. Sipas konstitucionalistit Sokol Hazizaj, dekreti i Kreut të Shtetit, si një akt i përgjithshëm normativ nuk ka nevojë që të publikohet në fletoren zyrtare që të hyjë në fuqi. Por mos publikimi i dekretit të 13 tetorit nga ana e Qendrës së Botimeve Zyrtare, është një veprim i pashpjegueshëm, në kushtet kur është detyrë e këtij organi ta botojë dekretin e kreut të shtetit. Ndryshe nga dokumenti i 13 tetorit, në QBZ botoi brenda afatit në Fletoren zyrtare dekretin për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit i shpallur nga Presidenti i Republikës. Madje Ministrja e Drejtësisë u shpreh se ky është një procedurë e detyrueshme, por për datën e re të zgjedhjeve vendore në vjeshtë, QBZ nuk ka ndjekur të njëjtat standarde. Ndërsa në lidhje me vendimin e Gjykatës së Tiranës, e cila ka shprehur moskompetencë për të shqyrtuar kërkesën e kryebashkiakut socialist të zgjedhur nga votat e 30 qershorit Agim Kajmakut, Hazizaj thotë se në mungesë të Gjykatës së Lartë, në këtë bashki duhet të zhvillohen zgjedhje të reja.