Fitim Zekthi: Më mirë ti vemë zjarrin një shkolle sesa gjithë Shqipërisë

656
Sigal

I ftuar në “Opinion”, teksa komentonte ngjarjet e mbrëmjes në Shkodër, analisti Fitim Zekthi është shprehur se kjo vjen si rezultat kur dekreti i presidentit të Republikës interpretohet nga çdo institucion.

Sipas tij, më mirë të digjet një shkollë sesa të digjet i gjithë vendi.

Për Zekthin, përgjegjësi kryesor për situatën në vend është kryeministri Edi Rama.

“Më mirë ti vemë zjarrin një shkolle sesa gjithë Shqipërisë. Nëse KQZ guxon të marrë kompetencat, të intepretojë Kushtetutëen e dekretin e Presidentit, pse të mos e marrë këtë kompetencë dhe Bashkia e Shkodrës apo qytetarët? Kjo që po ndodh është pasojë e çmendurisë se një njeriu, Edi Ramës”, u shpreh Zekthi.