PD: Rama dhe Tahiri dhunojnë median, ndalojnë dëshminë për lidhjet kriminal

478
Partia Demokratike përmes një deklarate për media nënvizon se Rama dhe Tahiri dhunojnë median. Sipas saj, Dritan Zaganit i është ndërprerë fjala teksa dëshmonte me fakte lidhjet e Tahirit me narkotrafikantët e drogës. 
Deklarata e PD 
Edi Rama dhe Sajmir Tahiri dhunuan sot median, duke bllokuar përmes kërcënimeve dhe presionit ndaj gazetarëve të News 24, intervistën ku oficeri i lartë i anti-drogës, Dritan Zagani, dëshmon me zë dhe me figurë me fakte dhe prova lidhjet e Saimir Tahirit me narkotrafikantët e hashashit, heroinës e kokainës në Shqiperi. Për te mbrojtur bandat e drogës dhe protektorin e tyre Saimir Tahiri, Edi Rama kërcënon median, ushtron presion ndaj medias, i mbyll gojën medias. Kjo është Mafia. Ky është krimi i veshur me pushtet dhe pushteti i veshur me krim. Partia Demokratike zotohet para qytetarëve se brenda 24 orëve të ardhshme do t’i transmetojë të plota dëshmitë tronditëse, me zë e me figure, të intervistës së ndaluar sot. Ne nuk do të lejojmë kurrë që liria e shprehjes dhe e mendimit, liria e medias, të dhunohem dhe nëpërkëmben nga Edi Rama, Saimir Tahiri dhe krimi i bërë njësh me ta.
Sigal