Fenomeni dhe individi Gjiknuri

627
Sigal

Nga Vili Minarolli

Para dy ditȅsh filloi  nga puna komisioni  i reformȅs zgjedhore. Pikȅrisht aty ku duhet tȅ fillonte çdo ndryshim nȅ atȅ qȅ mund tȅ quhet reforma nȅ politikȅn shqiptare. Dhe nȅ vazhdim , shpresojmȅ tȅ  shkohet sipas renditjes  tȅ kushteve tȅ parlamentit gjerman.Prezenca nȅ kȅtȅ komision edhe e zotit Gjiknuri u bȅ shkak i shumȅ opinioneve negative nȅ media dhe rrjetet sociale .Dhe me tȅ drejtȅ. Por unȅ nuk mendoj se kjo prezencȅ  paraqet dobȅsi tȅ qȅndrimeve tȅ opozitȅs jashtȅ parlamentit. Politika ȅshtȅ arti i tȅ mundshmes dhe opozita jashtȅ parlamentit arriti  jo vetȅm tȅ imponohet si njȅ faktor  i rȅndȅsishȅm dhe i domosdoshȅm i jetȅs politike shqiptare, por tȅ deligjitimojȅ  njȅ parlament formal, edhe pȅrpara opinionit ndȅrkombȅtar, tȅ krijuar me shitblerje tȅ votȅs, me prezencȅ tȅ pjestarȅve tȅ krimit tȅ organizuar apo  tȅ pazareve “mȅ jep tȅ jap” tȅ plotȅsimit tȅ vendeve tȅ mbetura tȅ lira  pas djegjes tȅ mandateve, por edhe tȅ krijohet  njȅ i quajtur Kȅshilli Politik si hartuesi transparent i Reformȅs zgjedhore, duke e vȅnȅ parlamentin nȅ njȅ rol formal , nȅ zbatim tȅ kushtetutȅs..

Zoti Gjiknuri, para se tȅ jetȅ pȅrfaqȅsuesi i mazhorancȅs nȅ Komisionin  e reformȅs zgjedhore, mendoj  pȅrfaqȅson njȅ fenomen, atȅ tȅ tjetȅrsimit tȅ votȅs tȅ zgjedhȅsve dhe tȅ prezencȅs nȅ parlament tȅ pȅrfaqȅsuesve jo ligjorȅ. Vetȅ fakti se sot ne kemi njȅ parlament qȅ shmanget me konsensus nga njȅ e drejtȅ legjitime dhe vihet nȅ rolin e noterit pȅr produktin e Komisionit jashtȅ parlamentar, vȅrteton  delegjitimitetin e tij.

Pȅrgjimet  e  dokumentuara nȅ dosjet e prokurorisȅ me numrat 184 dhe 339 nuk kanȅ vetȅm njȅ autor, qȅ janȅ ende tȅ pandȅshkuar sipas ligjit shqiptar. Dhe me tȅ drejtȅ kushtet e parlamentit gjerman e kȅrkojnȅ zbatimin e kȅtij ligji, si mohim i pandȅshkueshmȅrisȅ tȅ njȅ krimi nga drejtȅsia shqiptare. Por nȅqoftȅse autorȅt e tjerȅ tȅ kȅtij krimi kanȅ mbetur tashmȅ nȅ hije, njȅri prej tyre, nga mȅ aktivȅt dhe i shquar si strateg i tjetȅrsimit tȅ votȅs me tȅ gjitha mȅnyrat e mundshme, vazhdon tȅ luajȅ rol tȅ rȅndȅsishȅm edhe nȅ kȅtȅ komision . Prandaj them se pȅr mazhorancȅn ai pȅrfaqȅson njȅ fenomen, si ruajtȅs tȅ asaj gjendje qȅ i jep siguri se  do e çojȅ pȅrsȅri nȅ fitore  si edhe nȅ zgjedhjet  paraardhȅse tȅ kontestuara dhe tȅ dokumentuara pȅr parregullsi. Ai di gjithçka  pȅr mȅnyrat  e njȅ votimi tȅ deformuar dhe pȅr kȅtȅ arsye ȅshtȅ garancia e  atyre qȅ e kanȅ zgjedhur , megjithȅ ngarkesȅn negative qȅ pȅrfaqȅson ky emȅr. Kjo ȅshtȅ konfirmimi i thȅnies se politika nuk ka moral. Po tȅ kishte vullnet mazhoranca mund ta shmangte kȅtȅ emȅr tȅ njollosur  dhe ta zevendesonte  me njȅ tjetȅr , me moral, me integritet dhe dinjitet. Ashtu siç gjeti personin e duhur pȅr ta pȅrfaqȅsuar  nȅ OSBE. Shmangia e tij nuk ȅshtȅ problem i opozitȅs. Ajo e bȅri detyrȅn e saj duke i treguar opinionit vendas dhe ndȅrkombȅtar  se Gjiknuri nuk duhet tȅ jȅtȅ nȅ kȅtȅ pozicion.

Po individi Gjiknuri a ka moral dhe dinjitet ? Personalisht  kam dȅgjuar se ȅshtȅ i mirȅarsimiuar, por kjo nuk i ka dhȅnȅ asnjȅ garanci qȅ tȅ jetȅ i imunizuar nga ajo qȅ e bȅn politikanin tȅ pamoralshme dhe pa dinjitet. Sepse  mirȅarsimimi nuk e ndryshon karakterin   dhe shumȅ politikanȅ do tȅ trembeshin  nȅqoftȅse kur tȅ shihen nȅ pasqyrȅ nȅ vend tȅ fytyrȅs sȅ tyre do tȅ shikonin karakterin e tyre. Ato ç’ka publiku dȅgjoi  me zȅ dhe figurȅ nȅ rregjistrimet e prokurorisȅ  tȅ dosjes 184, tregon qartȅ se sa ndryshim ka  fytyra nga karakteri. Dhe individi Gjiknuri, sikur tȅ mos kishte ndodhur  asgjȅȅshtȅ vȅnȅ  pȅrsȅri nȅ atȅ rol qȅ ai ndoshta e luan mȅ mirȅ se  edhe ata tȅ tjerȅt e dosjes 184 apo tȅ dosjes 339. Kjo ȅshtȅ zgjedhja e tij, e lirȅ apo i detyruar, ȅshtȅ pȅrsȅri punȅ e tij. Mund tȅ pȅrpiqem pȅr tȅ patur njȅ emȅr, por kjo nuk na pengon tȅ jem njeri. Gjithnjȅ nȅ interes tȅ atyre qȅ lȅmȅ pas.

Por pavarȅsisht  rolit qȅ mund tȅ luajȅ tashmȅ nȅ komision, ai ȅshtȅ i paragjykuar nȅ çdo propozim tȅ tij dhe  ȅshtȅ detyrȅ  e antarȅve tȅ tjerȅ pȅr ta shmangur atȅ qȅ i ka sjellȅ kaq dȅm demokracisȅ dhe tȅ ardhmes tȅ vendit. Unȅ mendoj se para individit, qȅ padyshim nuk çlirohet nga pȅrgjegjȅsia e tij  sȅ pari morale, kjo zgjedhje vȅ nȅ dyshim sinqeritetin e mazhorancȅs, pȅr njȅ produkt me vlerȅ nȅ shȅrbim tȅ publikut.

Me tȅ drejtȅ  sot shtrohet problemi i ndryshimit tȅ sistemit zgjedhor. Pȅrvoja e zgjedhjeve pas ndryshimeve kushtetuese tȅ vitit 2008 ka treguar se  deputetȅt e emȅruar nga kryetarȅt  nuk kanȅ pȅrfaqȅsuar interesat e zgjedhȅsve. Nȅ zgjedhjen e tyre nuk kanȅ konkuruar  vlerat por preferencat individuale, apo tȅ imponuara nga krimi i organizuar ose interesat e oligarkisȅ, qȅ kȅrkon tȅ kontrollojȅ blerjet dhe shitjet e pronȅs publike nȅpȅrmjet ligjit.  Nȅ asnjȅ vend demokratik nuk ȅshtȅ ndeshur njȅ model i tillȅ zgjedhjesh, nȅ tȅ kundȅrt   ka shumȅ modele qȅ garantojnȅ  vlerat e demokracisȅ dhe funksionimin normal tȅ njȅ shteti ligjor. Nuk ka asnjȅ pengesȅ. Ashtu siç u bȅ ligji ekzistues brenda natȅs, ashtu mund tȅ bȅhet edhe ky  duke adaptuar njȅ model tȅ pȅrshtatshȅm edhe pȅr kushtet tona. Duhet thjesht vullnet politik.