Berisha: Nuk mbulohen vjedhjet me largimin e Haxhinastos

452
Vazhdojnë takimet e kongresmenit Eliot Engle me zyrtarët shqiptarë, ku ditën e sotme takoj Sali Berishën për të bashkëbiseduar për temat e nxehta që po kalon vendi jonë. Në një deklratë për mediat ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë me dije se për çfarë u diskutua në takimin që zhvilluan për gati 1 orë.
Berisha shtoj se u diskutua për lidhjen e ministrave më krimin dhe korrupsionin, u diskutua për zgjedhjet, për Reformën në drejtësi dhe për shumë tema të tjera. Berisha theksoj se jemi të palëkundër për drejtësi të pavarur.
Deklarata e Berishës për largimin e Haxhinastos:
Me largimin e Haxhinastos, Edi Rama kërkon të lajë duart si Ponc Pilati, të mbulojë dështimin e tij. Infrastruktura ishte motori i zhvillimit të vendit. Pasi ka shpenzuar 2.1 miliardë dollarë, Edi Rama nuk është në gjendje që të u tregojë shqiptarëve një vepër të bërë nga ai. Me 2.1 miliardë dollarë është bërë Rruga e Kombit, autostrada Tiranë-Elbasan, ajo drejt Vlorës, Levan-Tepelenë, etj. Me largimin e Haxhinastos Rama nuk mund të mbulojë vjedhjen prej miliardash që ka mbushur xhepat e Edit, Olsit, etj.
Sigal